Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Skandal se si duhet ta ushtrojnë nxënësit në klasë lëndën e “Edukimit Seksual dhe Shëndetit Riprodhues”

Skandal se si duhet ta ushtrojnë nxënësit në klasë lëndën e “Edukimit Seksual dhe Shëndetit Riprodhues”

Gazetari dhe analisti, Lirim Mehmetaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social ka shpërndarë një pjesë të doracakut për mësimdhënës në lëndën “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues – Trupi im, ndjenjat dhe familja”. Në bazë të këtij udhëzimi me qëllim që nxënësit t’i kuptojnë më mirë konceptet e kësaj njësie mësimore, u kërkohet atyre që gjatë orës së mësimit të “përzgjedhin dikë në klasë që nuk e kanë shok apo shoqe, i mbyllin sytë dhe fillojnë t’ia fusin duart njëri tjetrit dhe më pas para klasës tregojnë çfarë kanë prekur dhe si janë ndjerë”.

Në fund Mehmetaj ka shkruar se meqë “Nagavci nuk e ka pasur fatin ta ketë këtë lëndë në shkollë, e ftoj që të dal në Kuvend të Kosovës para deputetëve bashkë me kryeministrin, t’ia fusin duart njëri tjetrit me sy të mbyllur dhe më pas në foltore të na tregojnë se çfarë kanë prekur dhe si janë ndjerë”.

Powered by WordPress