Nga: Kushtrim Ajvazi
SKANDAL PAS SKANDALI!
A po e zbaton ZRRE në mënyrë selektive masën e pezullimit për tregun e lirë?
Sipas informatave jozyrtare, vetëm rreth 300 kompani kanë nënshkruar kontrata për furnizim me energji në tregun e lirë. Por vetë ZRRE ka deklaruar se 1,300 biznese janë nxjerrë në këtë treg.
👉 Po 1,000 kompanitë tjera kush po i furnizon?
👉 Kush do t’i faturojë ato për energjinë e shfrytëzuar nga 31 korriku e deri më sot?
Askush nuk e di!
Ndërkohë, bizneset që kanë nënshkruar kontrata nën presion të ndërprerjes së energjisë po detyrohen të paguajnë 2 deri 3 fish më shumë për të njëjtin konsum.
Shembull konkret:
Dy biznese që prodhojnë të njëjtin produkt dhe konsumojnë sasinë e njëjtë të energjisë:
– Njëri e ka nënshkruar kontratën nën presion – paguan 2-3 herë më shtrenjtë.
– Tjetri s’ka nënshkruar fare – dhe as nuk e di kush do ta faturojë, e me çfarë çmimi!
Kjo është shkelje flagrante e barazisë para ligjit dhe tregut.
ZRRE duhet urgjentisht ta pezullojë vendimin për të gjitha bizneset, njësoj! Mos lejoni që një proces i paligjshëm të prodhojë edhe më shumë padrejtësi dhe dëme për ekonominë e vendit.