Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Skandal” në Prokurorim Publik: Auto Europa Cras dhe Bastri Ademi kapen me dokument të falsifikuar, OSHP ua rrëzon ankesën

“Skandal” në Prokurorim Publik: Auto Europa Cras dhe Bastri Ademi kapen me dokument të falsifikuar, OSHP ua rrëzon ankesën

Një tjetër rast shqetësues ka ndodhur në prokurimin publik. Kompanive Auto Europa Cras SH.P.K dhe Bastri Ademi B.I., në pronësi të Bastri Ademit, u është refuzuar ankesa nga OSHP-ja pasi kanë dorëzuar një dokument të falsifikuar në emër të kompanisë TehnoAuto.

Sipas vendimit të OSHP-së, gjatë verifikimit të dokumenteve është zbuluar se pajisja e paraqitur nga Auto Europa Cras SH.P.K dhe Bastri Ademi B.I. nuk ishte nga kompania TehnoAuto. Ky fakt është konfirmuar zyrtarisht edhe nga vetë TehnoAuto, e cila ka vërtetuar se pajisja ishte e falsifikuar.

Në qershor të vitit 2025, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kishte publikuar tenderin për servisimin dhe mirëmbajtjen e veturave zyrtare të MMPHI-së. Në garë ishin dy kompani:
– Grupi i Operatorëve Ekonomik Auto Europa Cras SH.P.K – Bastri Ademi B.I.
– Gani B. Krasniqi B.I. – D.P.Z. “Suzuki”

Më 10.09.2025, ministria shpërbleu me kontratë operatorin ekonomik Gani B. Krasniqi B.I.–D.P.Z “Suzuki”, me çmim 90,299.76 euro, duke e eliminuar nga gara grupin tjetër ofertues me çmim më të ulët (71,509.60 euro), pasi nuk kishte përmbushur kriteret e njoftimit për kontratë dhe dosjes së tenderit. Si palë e pakënaqur, grupi Auto Europa Cras SH.P.K – Bastri Ademi B.I. parashtruan ankesë në OSHP më 25.09.2025.

OSHP-ja konstatoi se grupi kishte paraqitur një dokument të falsifikuar, duke e refuzuar ankesën si të pabazuar. Për të njëjtin kriter, ata ishin eliminuar edhe fillimisht nga ministria.