Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Skandal energjetik: Si kompanitë e importit kërkojnë fitime mbi kurriz të Kosovës

Skandal energjetik: Si kompanitë e importit kërkojnë fitime mbi kurriz të Kosovës

Drejtori i TV Arbëria, Qëndrim Kryeziu në një reagim të fundit, ka denoncuar një rast të dyshimtë të manipulimit të çmimeve të energjisë elektrike në Kosovë dhe lidhjet e kompanive me pushtetin aktual.

Sipas tij, raporti i fundit i KOSTT-it hedh dyshime për manipulimin e çmimit të energjisë nga importi, përmes marrëveshjeve të fshehta mes kompanive “Noa Energy Trade” dhe Elektroprivreda Srbije, kompani shtetërore serbe. Dokumenti raporton se gjatë vitit 2025, këto kompani kanë vendosur çmime të fryra të importit të energjisë, duke bërë që kostot e bartjes të arrijnë deri në 800 euro për megavat, raporton mediumi “Buletini Ekonomik”.

Drejtori i TV Arbëria thekson se ky skandal tregon qartë rrezikun që mafia energjetike paraqet për jetën e qytetarëve dhe se gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, kjo mafia ka gjetur një lulëzim të jashtëzakonshëm. Ai thekson se përfitimet e kompanive të përfshira mund të shkojnë në dëm të interesave të Kosovës dhe në favor të shtetit serb.

“Historia ka dëshmuar se kur ngrihet PDK, ngrihet Kosova. Albin Kurti sot është peng i interesave të mafisë energjetike. Çlirimi i tij vjen vetëm përmes mobilizimit kundër këtyre praktikave,” ka thënë drejtori i TV Arbëria, duke shtuar se opozita duhet të reagojë për të mbrojtur interesat kombëtare dhe shtetërore.

Ai ka bërë thirrje që drejtuesit e partisë së tij, përfshirë Bedri Hamzën, të veprojnë për të parandaluar që abuzimet dhe përfitimet e kompanive private të vazhdojnë pa u hetuar.