Në mungesë të kuorumit nuk vendoset për votim propozimi për rezolutë nga Grupi Parlamentar i PDK-së, për mbështetje urgjente financiare të Policisë së Kosovës.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci bëri të ditur se në sallë janë të pranishëm vetëm 28 deputetë.
Ajo tha se kjo pikë do të vendoset në seancën e radhës, e cila tha se pritet të filloj pas 10 minutash.
/TV Arbëria