Pa fitues ka përfunduar ndeshja mes Llapit dhe Gjilanit, e vlefshme për javën e parë të Superligës së Kosovës në futboll.
Dueli i zhvilluar në “Zahir Pajaziti” u mbyll me rezultat të barabartë 1:1.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, me Kenan Haxhihamzën që bëri pritje fantastike.
Në minutën e 50-të, Gjilani arriti të kalonte në epërsi me Oltion Bilallin i cili realizoi me kokë pas asistit nga Edi Basa.
Megjithatë, Ahmed Januzi barazoi shifrat pak para fundit të ndeshjes, në minutën e 88-të, pas një asisti nga Blend Baftiu.
Kësisoj, dy ekipet e nisin me nga një pikë nga xhiroja e parë sezonin e ri në Superligë.