“Nanë” mban titullin kënga më e re e Gold AG, e cila ka një temë dedikuar kryesisht mërgimtarëve që jetojnë larg prindërve të tyre.
Teksa ka folur në #Gjesi për këtë këngë, vargjet e së cilës i ka shkruar vetë, artisti ka thënë se tekstet e tij kanë ndikuar edhe tek ai vet por ka zbuluar edhe raste kur këngët e mëhershme kanë pasur ndikim në rregullimin e raporteve mes familjeve.