Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Situatë alarmante me zjarret në Shqipëri, regjistrohet viktima e parë

Situatë alarmante me zjarret në Shqipëri, regjistrohet viktima e parë

Shqipëria ka regjistruar viktimën e parë nga zjarret e këtyre ditëve.

Një 80-vjeçar nga fshati Kullollas i Gramshit ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi.

Sipas Policisë, ai kishte ndezur zjarr në kopshtin e banesës, i cili doli jashtë kontrollit dhe u përhap masivisht në disa fshatra.

Situata në njësinë administrative Skënderbegas është alarmante. Administratori lokal ka konfirmuar se dy fshatra – Kullollas dhe Bletëz – janë djegur plotësisht, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe fshatra të tjerë. Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e banorëve në Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.