Shkruan: Afrim Kasolli
Ende pa u konsoliduar si duhet institucionet e dalura nga zgjedhjet jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, skena politike do përballet me një sfidë tjetër, atë të zgjedhjes së Presidentit/es. Dështimi për ta adresuar këtë temë, siç dihet do ta dërgonte përsëri vendin në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Në bazë të rezultatit aktual zgjedhor, shihet qartë se Lëvizja Vetëvendosje me votat e minoritit jo serb, nuk do të ketë telashe t’i pri valles për konstituimin e Kuvendnit, votimin e Qeverisë Kurti 3, si dhe miratimin e Projekt Buxhetit për vitin 2026. Kjo parti politike ia doli që të fitoi edhe më shumë vota se në zgjedhjet e 9 shkurti, ku edhe pse kishte dalur e para , megjithatë nuk i kishte votat e mjaftueshme në Kuvend për t’i themeluar inituciuonet e nivelit qendror . Ndërkohë derisa partitë “opozitare” kërkonin nga partia fituese e zgjedhjeve të demonstronte kompromis më qëllim që të tejkalohet ngërçi institucional, kjo e fundit insistonte se qëndrimi i tyre refuzues nuk është asgjë tjetër pos tendencë për ta mbajtur të bllokuar shtetin më qëllim që të dëmtonte Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin.
Prandaj, insistonte ky i fundit në garën e ardhshme zgjedhore na duhet edhe një fitore më e madhe më qëllim që të mos mbetet shteti peng i këtij shantazhi. Kështu vetëm një fitore sikur ajo e 14 shkurtit të vitit 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje i kishte fitua 50 për qind të votave të trupit elektoral, do t’i ofronte përsëri vendit stabilitet. Prandaj fitorja e këtij subjekti politik në zgjedhjet e 28 dhjetori nuk mund të mos shihet edhe si pranim i këtij narracioni në masë më të madhe nga qytetarët e Kosovës.
Mirëpo, përkundër këtij “çlirimi” të Albin Kurtit nga “bllokada” opozitare, ai do jetë i detyruar të kërkojë konsensus nga kjo e fundit për t’a tejkaluar temën e presidentit, nëse dëshiron t’i shmang zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme. Deri më tani Vjosa Osmani i ka bërë të qarta ambiciet e saj për mandatin e dytë. Madje e njëjta i a kërcnuar subjektet parlamentare se nëse nuk janë të gatshme ta ofrojnë këtë mbështetje do të përballen me të në zgjedhjet e reja parlamentare kurdo që ato do të mbahen.
Ndërkaq, Albin Kurti është shprehur më një gjuhë “konfuze” sa i përket këtij skenari. I njëjti ka deklaruar se do të bisedojë si me presidenten,, por pa përjashtuar konsultat as me partitë opozitare. Madje kur është pyetur nga gazetarët për ketë mundësi, ka deklaruar “se së pari do të presim që të certifikohen rezultatet duhet te konstituohet Kuvendi të shohim përbërjen e legjislaturës së re dhe me pastaj të ecim tutje”. Thjesht i ka shpjeguar hapat procedural për formimin e institucioneve te daluara nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, por jo diçka me tutje.
Megjithatë, nëse kjo temë është sfidë për pushtetin, po ashtu e njëjta është jo më pak telashe edhe për subjektet opozitare. Ngase pa prezencën e tyre në sallë plenare nuk do të mund të kemi president të ri. Mënyra sesi do të sillen ato mbetet të shihet. Duket që të njëjtat do të jenë para një dileme “vrastare” politike. Sepse nëse e refuzojnë dorën e shtrirë të pushtetit do t’i nënshtrohen të njëjtave kualifikime si bllokuese të shtetit. Akuzë kjo e cila siç u pa në zgjedhjet e 28 dhjetorit po u kthehet në bumerang.
Mirëpo, nëse ato pranojnë ta ulin kokën dhe të rreshtohen para çdo propozimi të pushtetit, pavarësisht emrit të përveçëm të kandidatit ato do ta legjitimonin edhe mw shumw narracionin se vetëm atëherë kur Albin Kurti i ka të gjitha pushtetet e mundshme vendi mund të ketë stabilitetit. Në rastin e parë mund të kenë humbje momentale, por duke e lënë të hapur mundësinë për ringritje graduale. Kurse ne rastin e dytë do ta vulosin kotësinë e tyre politike.