Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një paraqitje të saj të mërkurën është pyetur në lidhje me situatën në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Derisa po ecte, gazetarët patën shumë pyetje dhe në një moment, sigurimi i presidentes ëshë parë duke shtyrë njërin prej tyre.
“Mos e, mos e…” – dëgjohet duke thënë presidentja, derisa e ndalon dhe u kërkon gazetarëve të nisin pyetje me shkrim.
Po jemi takuar dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm.” – u shpreh presidentja.
Ndryshe, thirrjen e këtij takimi ditë më parë e konfirmoi edhe Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Osmani.
“Poashtu i ka ftuar në takim për ta diskutuar këtë çështje edhe më në detaje komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Jashari, por edhe Ministrin e Mbrojtjes Maqedonci. Presidentja angazhohet, brenda kompetencave të saj, në funksion të zgjidhjes së problemit të shfaqur që ndikon pashmangshëm në operacionalitetin e FSK-së, procesin zhvillimor të saj, imazhin dhe integritetin e saj institucional.” – kishte thënë ai.
Ndërkohë, ditëve të fundit në vend ka qenë temë kryesore çështja e furnizimit me ushqim për ushtarët e FSK-së.