Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Situata me qumështoren VITA, Shoqata e prodhuesve i drejtohet me një kërkesë Ministrisë, paralajmërojnë protesta

Situata me qumështoren VITA, Shoqata e prodhuesve i drejtohet me një kërkesë Ministrisë, paralajmërojnë protesta

Situata me qumështoren VITA, Shoqata e prodhuesve i drejtohet me një kërkesë Ministrisë, paralajmërojnë protesta

Shoqata e Prodhuesve ka mbajtur një takim të anëtarësisë, ‘’për shkak të situatës së krijuar me ndërprerjen e grumbullimit të qumështit nga fermat’’.

Në postim, bëhet e ditur se kërkesa e tyre është që të ketë një takim të menjëhershëm me qumështoren VITA, ‘’në mënyrë që të rifillojë grumbullimi’’.

Postimi:

U mbajt takimi urgjent me antaresine e shoqates per shkak te situates se krijuar me nderprerjen e grumbullimit te qumeshtit te fresket nga fermat tona, nga qumeshtorja VITA.

Kerkesa kryesore ishte nje takim i menjehershem me qumeshtoren ne menyre qe te rifilloj grumbullimi.

Kerkesa kryesore e qumeshtores eshte dalja sa me e shpejte e rezultateve te mostrave te mara ne menyre qe te rifilloje grumbullimi.

Prandaj, ne si shoqate e prodhuesve kerkojme urgjentisht nga MINISTRIA E BUJQESISE rrespektivisht AGJENCIA E USHQIMIT DHE VETERINARISE, me procedim te resulltateve ne menyre qe te procedojme me dorezimin e qumeshtit te fresket ne menyre qe te evitojme cdo humbje eventuale te sasise se prodhuar duke mare parasysh edhe temperaturat e larta te cilat mbizoterojne. Ne te kunderten, nuk mund ti shmangim protestat eventuale te fermereve.