Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Situata e sigurisë në vend, Haradinaj: Zgjidhja për Kosovën, anëtarësimi në NATO

Situata e sigurisë në vend, Haradinaj: Zgjidhja për Kosovën, anëtarësimi në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për situatën e sigurisë në vend, ka thënë  se anëtarësimi në NATO është zgjidhja.

Ish-kryeministri kosovar ka deklaruar se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, duhet ta angazhojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në patrullime të përbashkëta dhe të bashkëpunojë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Sipas tij, të gjitha institucionet e sigurisë duhet të bashkohen për të mos lejuar që situata të dalë jashtë kontrolli.

“Ftesa për Kosovën në NATO, anëtarësimi i menjëhershëm dhe i plotë është zgjidhja. KFOR ta angazhojë FSK-në në patrullime të përbashkëta dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Eulex-in. Të gjitha institucionet e sigurisë të bashkohen për të mos lejuar që situata të dalë jashtë kontrolli, si në aspektin politik, të sigurisë dhe në ekonomi”.

“Kosova në NATO, është zgjidhja tani! Agresioni rus ndaj Ukrainës e konfirmon këtë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

/Arbëria TV

Powered by WordPress