Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Situata e medaljeve pas ditës së shtatë në Paris 2024 – ngjiten fuqishëm SHBA-të

Situata e medaljeve pas ditës së shtatë në Paris 2024 – ngjiten fuqishëm SHBA-të

Ka përfunduar dita e shtatë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris, ku vendet në renditjen e medaljeve po ndryshojnë çdo moment.

Kosova sot garoi me Loriana Kukën e cila nuk arriti te medalja, ku në listën e përgjithshme vendi ynë mbetet në pozitën e 35-të, me një të argjendtë dhe një të bronztë, të fituara nga Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.

Kosova ka edhe dy garues për tu paraqitur në Paris 2024, me Gresa Bakraqin në atletikë dhe Hana Beiqin në not.

Në vendin e parë mbetet Kina me 11 medalja të arta, shtatë të argjendta dhe gjashtë të bronzta, me gjithsej 24 medalje.

SHBA-të janë ngjitur në vendin e dytë, me nëntë medalje të arta, 15 të argjendta dhe 13 të bronzta, ku gjithsej kanë 37 sosh, më shumë se sa të gjithë.

Fracan është e treta, Australia e katërta dhe Japonia e pesta me nga tetë medalje të arta.

Britania në vendin e gjashtë dhe Republika e Koresë në vendin e shtatë kanë nga gjashtë medalje të arta.

Tio 10-shin e mbyllin vende si Italia, Kanada dhe Gjermania.

Powered by WordPress