Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Siri, rebelët dhe aleatët e tyre marrin nën kontroll pjesën më të madhe të Alepos

Siri, rebelët dhe aleatët e tyre marrin nën kontroll pjesën më të madhe të Alepos

Luftëtarët rebelë sirianë kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të Alepos, qyteti më i madh i Sirisië, për herë të parë që nga viti 2016, njoftoi të shtunën një grup që monitoron luftën në Siri, ndërkohë që përleshjet vazhdojnë, pasi forcat qeveritare dhe avionët luftarakë rusë po kryejnë sulme ajrore në pjesë të ndryshme të qytetit.

Monitoruesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, që ka mbikqyrës në të gjithë vendin e shkatërruar nga lufta, tha të shtunënn se Hayat Tahrir al-Sham, një aleance xhihadiste e udhëhequr nga ish-dega e Al-Kaidës në Siri dhe fraksione aleate kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të qytetit, objekteve qeveritare dhe burgjeve.

“Guvernatori i Alepos dhe drejtuesit e policisë dhe degëve të sigurisë u tërhoqën nga qendra e qytetit dhe forcat e regjimit u larguan nga qyteti në zonën Al-Safirah”, shtoi grupi monitories.

“Nuk ka pasur luftime dhe nuk janë dëgjuar të shtëna pasi forcat e regjimit u tërhoqën”, tha drejtori i Monitoruesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman, për agjencinë e lajmeve Agence France-Presse.

Një dëshmitar në Aleppo, i cili pranoi të identifikohej për arsye sigurie, konfirmoi për Zërin e Amerikës se forcat rebele përparuan të premten në pjesë të qytetit pas përleshjeve me forcat besnike të qeverisë së presidentit sirian Bashar al-Assad.

Agjencia Reuters, duke cituar burime ushtarake, tha se autoritetet siriane mbyllën aeroportin e Alepos si dhe të gjitha rrugët që të çojnë në qytet të shtunën.

Kjo shënoi herën e parë që qyteti sulmohej nga forcat rebele që nga viti 2016, kur ata u dëbuan nga lagjet lindore të Alepos pas një fushate të ashpër ushtarake, gjatë së cilës forcat qeveritare siriane u mbështetën nga Rusia, Irani dhe grupet aleate të saj.

Një tjetër dëshmitar në Alepo, i cili po ashtu nuk pranoi të identifikohej për arsye sigurie, tha se luftimet kanë detyruar mijëra banorë të largohen drejt zonave më të sigurta të qytetit. Dëshmitari i tha Zërit të Amerikës se pati përleshje në një lagje në pjesën perëndimore të qytetit, dhe se në fund forcat qeveritare siriane u tërhoqën nga zona.

Përparimi i kryengritësve në Alepo pasoi një ofensivë të madhe, që ata filluan të mërkurën, ku mijëra luftëtarë u futen nëpër fshatra dhe qytete në pjesën veriperëndimore të Sirisë.

Monitoruesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha të premten se 277 njerëz kanë mbetur të vrarë nga përleshjet që prej së mërkurës, shumica e tyre rebele dhe ushtrarë sirianë.

David Carden, zëvendës koordinatori humanitar rajonal i OKB-së për krizën në Siri, tha të premten se në luftime ishin vrarë të paktën 27 civilë, mes tyre fëmijë./VOA/

Themes by WordPress