Ish-kryenegociatorja e Kosovës në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, duke përkujtuar 25-vjetorin e Konferencës së Rambujesë në Paris të Francës (6 shkurt 1999), tha se uniteti midis Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kulmoi me shtetin e dytë të pavarur të shqiptarëve në rajon.
Delegacioni i Kosovës rreth negociatave të paqes përbëhej nga anëtarë të LDK-së dhe UÇK-së që deri atëherë kishin qëndrime të kundërta rreth situatës në Kosovë.
Megjithatë, delegacioni kosovar e nënshkroi marrëveshjen, kurse delegacioni serb e refuzoi, duke detyruar NATO-n të nisë bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë më 24 mars 1999.
“Bashkimi midis LDK-së dhe UÇK-së e mundësoi pranimin e Marreveshjes së Rambujesë – ne bëmë kthesë në historinë e Kosoves, fuqizuam gjeopolitikën kombëtare dhe i bëmë dy shtete shqiptare”, shkroi Tahiri të martën në rrjetin e saj social, duke iu referuar krisjeve që ekzistonin në udhëheqjen e atëhershme kosovare që mund të çonte ndoshta në mosndërhyrjen e NATO-s.
Postimi i plotë: