Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Sipas Mujës, shkalla e investimeve kapitale është 70% në Kosovë

Sipas Mujës, shkalla e investimeve kapitale është 70% në Kosovë

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, ka deklaruar se shkalla e investimeve kapitale për vitin 2023 ka arritur në rreth 70 për qind.

Pavarësisht se nga rreth 820 milionë eurot e ndara për projekte kapitale në Kosovë për vitin 2023, u shpenzuan vetëm 560 milionë euro, Muja thotë që janë investimet më të larta kapitale të ndodhura ndonjëherë në Kosovë.

Muja thotë se viti 2024 do të jetë vit i investimeve në ujësjellës e vit i investimeve në projekte të energjisë së ripertritshme.

Deputeti i VV-së thotë se ngecja e investimeve kapitale lidhet edhe me komunat, pasi sipas tij, komunat janë një prej implementuesve kryesor të zbatimit të projekteve kapitale.

Sipas tij, një nga institucionet që për nga vlera monetare ka ngecur më shumë në nivelin lokal është Komuna e Prishtinës, për të cilën thotë se në vitin 2023 ka pasur një bilanc të pashpenzuar prej 44 milionë eurosh.

“Ky vit me terma absolut vlerë monetare viti 2023 ka pasur një shkallë të realizimit dikund 68 / 69 për qind aty duhet të jetë ose 70% në bazë të raportimeve. Do presim saktësisht sa ka qenë po e rëndësishme është se me terma absolut ka qenë vlera më e lart e investimeve kapitale që është bërë ndonjëherë në Kosovë. Vetëm një vit tjetër ka pas dikund 537 milionë në vitin 2014 kjo është vlera më e lart që është zbatuar kjo është e vërteta. E dyta është çështja se ku po ngecin investimet kapitale, kjo çështje do të shtrohet mirëpo një çështje që duhet ta kemi parasysh është kjo, e para është komunat janë një prej implementuesve kryesor të zbatimit të projekteve kapitale”.

“Këtu duhet ta nënvizojë ngecjen e komunës së Prishtinës. Komuna e Prishtinës vitin e kaluar ka pasur një bilanc të pashpenzuar prej 52 milionë euro këtë vit e ka një bilanc të pashpenzuar prej 44 milionë euro, d.m.th një nga institucionet për nga vlera monetare që ngec më shumë në nivelin lokal është komuna e Prishtinës”, thotë ai.

Muja thotë se si qeveri kanë trashëguar borxhe të mëdha që u është dashur t’i paguajnë, e që pavarësisht kësaj ai thotë se viti i kaluar ka qenë një vit relativisht i mirë sa i përket investimeve kapitale.

“Pastaj projektet e vjetra të cilat në momentin ky është bërë planifikimi nuk e ka pasur elaboratin e shpronësimit, pra do të thotë në rast se ti investon në një projekt kapital për rrugë në shumë raste është parapa financim për rrugë për shpronësimin e asaj rruge sepse traseja do të ketë një, nuk mund të vendoset në prona private. Dhe kemi trashegu një borxh prej 185 milionë euro nga shpronësimet, atë e kemi la një pjesë të madhe në dy vitet e fundit. E treta që është e rëndësishme ka pas fatura të papaguara ne kemi trashëguar diku rreth 300 milionë euro fatura të papaguara nga e kaluara dhe të gjitha këto përfshirë edhe ngritjen e çmimeve në vitin 2022 ka pasur një rritje të çmimeve të materialit ndërtimor dhe pastaj ne kemi pas ndërhy përmes ligjit për financimin ose deri 20 për qind kompensim për pronë publike për t’i mundësua përshpejtimin e investimeve kapitale dhe kjo ka qenë. Unë besoj se ky vit është mirë ka hapësirë ende që të përshpejtohet zbatimi i projekteve kapitale por që mendoj që një vit ka qenë relativisht i mirë sa i përket investimeve kapitale”, tha ai.

Deputeti Muja ka thënë se qeveria ka bërë investime të mëdha kapitale kanë qenë rrugë, hekurudha, impiante të ujërave të zeza.

Sipas tij, qeveria ka bërë investime të mëdha në histori në ndërmarrjen KEK.

“A din tash po du me tregu investimet e mëdhaja kapitale kanë qenë rrugë, hekurudha, impiante të ujërave të zeza këto kanë qenë kryesisht këto kanë qenë investime të larta kapitale edhe pastaj investime kapitale të cilat nuk hynë në kuadër të buxhetit të shtetit por rregullohen nga zyra e rregullatorit të energjisë të zëmë për KEK-un, ose për ndërmarrje tjera publike që hynë në domenin e rregullatorëve, ato nuk hynë në kuadër të buxhetit të shtetit mirëpo sa i përket investimeve kapitale si tërësi unë mendoj që nëse e shikoni plus me investimet kapitale në KEK mendoj që ka pas investime kapitale më të mëdhaja që janë bo në histori”, deklaroi Muja.

Ndërsa për autostradën Prishtinë-Podujevë, dhe atë për Tetovë, Muja është i bindur se do të përfundojnë këtë vit. Ndërsa pret të përfundojnë punimet edhe në hekurudhën nga Hani i Elezit për në Mitrovicë.

“… sa i përket rrugëve tjera që janë akset kryesore nacionale unë besoj se ato përgjithësisht nga dinamika e punëve vlerësoj se këtë vit do të përfundohen pjesa më e madhe e tyre, rruga Prishtinë-Gjilan unë besoj se do të përfundoj, po ashtu rruga Prishtinë-Podujevë, po ashtu do të përfundoj hekurudha që është nga Hani i Elezit deri në Mitrovicë është duke ec me ritme shumë të shpejta është një nga akset kryesore më të rëndësishme të transporteve rrugore edhe për ekonominë e vendit po ashtu është duke ecur me hapa të shpejt edhe është me projekt ka shku shumë afër Mitrovicës tash. Rruga Prishtinë-Mitrovicë po ashtu do të fillojë me ritme të shpejta këtë vit dhe unë besoj se do të përfundojë edhe ju i pat njoftimet sa i përket rrugës Prishtinë-Pejë edhe rrugës Prishtinë-Tetovë, mendoj se janë në fazën finale të tenderimit dhe shpronësimit unë besoj që deri në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm do zbatohen disa nga projektet më të mëdha që janë bërë që nga shpallja e Pavarësisë. Është e vërtetë se në të kaluarën nëse i pyet qeveritë e kaluara sepse ne i kemi regjistrat tonë thonë se kanë bërë investime kapitale”, u shpreh ai.

Muja e ka quajtur 2024-ën si vit i investimeve në ujësjellës e vit i investimeve në projekte të energjisë së ripertritshme.

“Por është e rëndësishme që të rimendohet edhe njëherë se natyra e investimeve kapitale tash do të ndryshojë sepse kemi nevojë për diga kemi nevojë për investime në ujësjellës. Ky vit do të jetë vit i ujësjellësve ta zëmë, do të jetë vit i hekurudhave po ashtu krahas atyre nacionale dhe do të jetë vit i investimeve në projekte të energjisë së ripertritshme dhe rehabilitimit të Kosovës A dhe Kosovës B te KEK-u. Mendoj se këto janë investime të rëndësishme për ekonominë e vendit dhe ky është fokusi. Tash ne nuk është së kemi dhënë një premtim të madh sa i përket asfaltimeve, premtimet tona kanë qenë që pas përfundimit të akseve dhe mirëmbajtjes së tyre orientimet tona do të fokusohen aty ku ka vlerë të shtuar për ekonominë e vendit dhe unë besoj që ne duhet të mësohemi gradualisht me këtë”, tha ai.

 

 

 

Themes by WordPress