Juristja e së drejtës të mediave, Flutura Kusari, ka thënë se Qeveria Kurti është duke pasë një qasje armiqësore ndaj mediave.
Në Info Magazine , ajo ka theksuar se mediat janë targeti më i lehtë i ekzekutivit pasi u vënë në pah punën dhe kritikat.
“Projektligji është vazhdim i qasjes armiqësore që qeveria edhe LVV e ka ndaj mediave, unë në disa raste e kam përshtypjen që të mos dalë shumë qesharake se janë monitorues të mediave”.
“Qeveria është shndërruar në një monitoruese e mediave, i kuptoj që kanë qenë opozitë dhe e kanë tepër vështirë që ta pranojnë kritikën, patjetër kur ke kundërshtime duhesh të gjesh një armik, dhe mediat janë targeti më i lehti”,ka thënë Kusari-Lila.
Sot Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme, ku i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që të tërhiqet nga projektligji të cilin siç e cilëson AGK-ja po bëhet për “kontrollimin e mediave të shkruara”.