Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sipas DnV deri në ora 12:00 kjo është përqindja?

Sipas DnV deri në ora 12:00 kjo është përqindja?

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, ka zhvilluar një konferencë për media lidhur me procesin zgjedhor që po zhvillohet sot në vend.

DNV ka bërë të ditur se, në bazë të vëzhguesve të saj, deri në mesditë, pra deri në orën 12, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar rreth 14.5% votuesve.

‘‘Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV) procesi i votimit – që nga hapja e vendvotimeve po zhvillohet në mënyrë të qetë. Deri në orën 12:00, të drejtën kushtetuese për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 14.5% votuesve (me margjinë gabimi+/-0,37), nga 1,970,944 e qytetarëve me të drejtë vote. Në komunat me shumicë serbe, dalja në votime është raportuar të jetë mbi 24% që është gati dyfish më e lartë sesa mesatarja e përgjithshme e daljes në nivel vendi’’, është thënë mes tjerash në konferencë.