Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Sindikata e Themelores në Prishtinë kërkon korrigjimin e koeficienteve për pagat

Sindikata e Themelores në Prishtinë kërkon korrigjimin e koeficienteve për pagat

Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme t’i korrigjojë listat e pagave të muajit shkurt dhe në pagat për muajin mars ta zbatoj vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës të datës 18.01.2023.

Në njoftimin e kësaj sindikate thuhet se me listat e pagave të muajit shkurt shumë pozita të stafit të administratës së gjykatave dhe prokurorive kanë pësuar degradim në pozita për koeficient dhe ulje page.

“Ministria e Punëve të Brendshme, si hartues i Ligjit për paga në sektorin publik ti korrigjoj listat e pagave të muajit shkurt pasi shumë pozita të stafit të administratës së gjykatave dhe prokurorive kanë pësuar degradim në pozita për koeficienta dhe ulje page, dhe në pagat për muajin mars ta zbatojë vendimin e KGJK-së dt.18.01.2023 pasi është në diskrecion të KGJK-së që pozitat e gjithë të punësuarve t’i klasifikojë sipas vendeve të punës duke mos dalë nga korniza e koeficienteve të përcaktuar nga ana Qeverisë së Republikës respektivisht Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate.

Për më tepër, kjo sindikatë ka konstatuar se mos zbatimi i vendimit të lartshënuar nga institucionet relevante dhe injorimi i kërkesave të stafit të administratave të gjykatave dhe prokurorive për një pagë të dinjitetshme dhe kushte më të mira të punës- do të detyrojë aktivizimin e grevës e pezulluar me të datës 18 mars.

/TV Arbëria

Powered by WordPress