Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sinani: Të zgjedhim a jemi të nënshtruar ndaj Beogradit apo bashkëpunim me Prishtinën dhe Tiranën

Sinani: Të zgjedhim a jemi të nënshtruar ndaj Beogradit apo bashkëpunim me Prishtinën dhe Tiranën

Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani  duke marrë fjalën në tubimin mbështetës për zgjedhjet në Luginë të Preshevës që u mbajt në Prishtinë, ka kërkuar të dalin të votojnë gjithë shqiptarët e Luginës.

Sinani ka theksuar se nga kjo betejë do dalim fitues që komunën e Preshevës ta udhëheqë me mendje në Preshevë e me zemër në Prishtinë.

“Këtë vit ka kandidatë me 6 lista në Preshevë e me 4 në Bujanovc. Nga rritja dy në tre të fondit të Luginës është mundësuar blerja e librave shqip për Preshevën. Janë siguruar kuota, kemi një porosi nga Lugina faleminderit kryeministër. Edhe 4 ditë jemi para sfidës pra zgjedhjeve lokale. Preshevës i janë  kthyer në 95 për qind të shqiptarëve. Interesimin e Prishtinës dhe Tiranës e konsideruan si përzierje. Politikë e jona është të zgjedhim a jemi të nënshtruar ndaj Beogradit apo bashkëpunim me Prishtinën dhe Tiranën. Një bashkëpunim të tillë e ofron vetëm numri 3 në Preshevë dhe 9 në Bujanoc. Ju kërkoj këtë nder mendjen dhe zemrën e kemi në vendlindje. Është e rëndësishme të dilni të votoni, pavarësisht obligimeve familjare. E bën dy herë më të vështirë të qenit kryetare por e kemi bashkëpunimin me Kosovën. Nga kjo betejë do dalim fitues që komunën e Preshevës ta udhëheqë me mëndje në Preshevë dhe me zemër në Prishtinë. Ju ftoj të dielën e 2 qershorit të votoni listën tonë”, ka thënë Sinani.