Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Simboli i luftës ndaj Covid përfundon në spital, preket nga virusi tjetër

Simboli i luftës ndaj Covid përfundon në spital, preket nga virusi tjetër

Ish-eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, i njohur më së shumti për mendimet e tij gjatë pandemisë së koronavirusit ka përfunduar sërish në spital, ku ka qëndruar për një javë, pasi u infektua nga virusi i Nilit Perëndimor.

Sipas asaj që raporton A2 CNN, doktor Fauci tashmë ndodhet në shtëpi dhe gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Virusi i Nilit Perëndimor zakonisht përhapet përmes pickimit nga një mushkonjë e infektuar. Ndërsa shumica e njerëzve nuk përjetojnë simptoma, rreth 1 në 5 vetë mund të preken nga ethet, dhimbje të kokës, trupit, të vjella, diarre ose skuqje, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Për të parandaluar virusin e Nilin Perëndimor nuk ka vaksinë apo dhe ilaçe për ta trajtuar atë. Për këtë vit që nga 20 gushti, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka regjistruar 216 raste në 33 shtete. Mënyra më e më mirë për ta parandaluar virusin është të shmanget pickimi nga mushkonjat.

Powered by WordPress