Ministria e Mbrojtjes ka përmbyllur procedurën e prokurimit për furnizimin me batanije dhe mbulesa për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, vlera e kontratës është 48,885 euro, ndërsa operatori ekonomik i përzgjedhur është “Agron Commerce” , raporton IndeksOnline.
Aktiviteti i prokurimit kishte vlerë të parashikuar prej 50,000 eurosh, ndërsa kontrata është dhënë më 22 shtator.
Në këtë procedurë është pranuar vetëm një tender, ndërsa kriteri për dhënien e kontratës ishte çmimi më i ulët.
Dokumenti sqaron se furnizimi me batanije dhe mbulesa është paraparë për nevojat e FSK-së dhe duhet të realizohet në përputhje me specifikimet teknike dhe paramasën e përcaktuar në dosjen e tenderit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, qëllimi i këtij furnizimi është rritja e operacionalitetit dhe efikasitetit në kryerjen e detyrave, në përputhje me misionin e FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Vendi kryesor i realizimit të furnizimit është përcaktuar kazerma “Adem Jashari”, në Prishtinë.