Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi përmes rrjeteve sociale se trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut do të shërbejnë për një periudhë 6-mujore në Novo Selo, Bullgari, nën komandën e Forcave të Armatosura italiane.
Peleshi tha se “shqiptarët do të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre të NATO-s për të garantuar sigurinë e kufijve të Aleancës”.
Peleshi shprehu krenarinë për pjesëmarrjen e ushtarakëve shqiptarë në misionet ndërkombëtare të sigurisë, duke theksuar përkushtimin e Shqipërisë ndaj aleancës.
“Kontingjentet shqiptare i dorëzuan detyrën njëri-tjetrit në grupbatalionin e NATO-s në Bullgari, aty ku shërbejnë përkrah kolegëve të tyre për sigurinë e kufijve të Aleancës.
Trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut do të shërbejnë për një periudhë 6-mujore në NovoSelo, nën komandën e Forcave të Armatosura italiane”, thekson Peleshi.