Shkruan: Afrim Kasolli
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump edhe gjatë ditës së djeshme i ka vazhduar kritikat ndaj aleatëve evropianë, vende anëtare të NATO-së.
Duke e huazuar një shprehje që i atribuohet ish-udhëheqësit totalitar kinez, Mao Zedong, që e quante perëndimin kapitalist, një “tigër prej letre”, ngjashëm edhe drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë e ka cilësuar Aleancën Veri-Atlantike.
Kualifikime të kësaj natyre ndaj NATO-së nuk janë të reja. Kohë më parë në një intervistë për gazetën e njohur britanike, The Economist, presidenti i Francës, Emmanul Macron, e kishte cilësuar këtë entitet të sigurisë kolektive si “tru i vdekur” (Emmanuel Macron warns Europe: NATO is becoming brain-dead)
Megjithatë. dallimi është se fillimisht presidenti Trump, por edhe Sekretari i jashtëm Amerikan, Marco Rubio , nuk e kanë përjashtuar mundësinë e daljes së SHBA-ve nga ky Traktat.
I tërë frustrimi i drejtueseve të lartë të SHBA-ve, ka të bëjë me indiferncën e aleatëve evropianë, ndaj luftës së Amerikës dhe Izrealit kundër Iranit. Të njëjtit janë mjaftuar me frazën se ajo nuk është lufta jonë. Madje sipas Presindetit Trump dhe Sekratarit Rubio i kanë penguar avionet bombardues amerikanë t’i perdorin bazat e tyre ushtarake për furnizim duke e vështirësuar kështu operacionin kundër regjimit iranian. Prandaj, edhe çfarë kuptimi ka të ekzistojë një aleancë e tillë kanë parashtuar pyejten të dy?
Se cilat do të jenë zhvillimet e ardhshme në këtë drejim mbetet të shihet. A do ta braktis shteti kryesor këtë Aleancë? Dhe a do mund të mbijetojë ajo pa kontributin e SHBA-ve? Me një fjalë a do ta shohim fundin e Aleancës më të fuqishme ushtarake në histori? E ku tash e tutje shtetet e veçanta do të duhet të perkujedesen për sigurinë e tyre nacionale në mungesë të kësaj mburoje kolektive.
Sidoqoftë, pa hyrë në historikun, rrugëtimin dhe qëllimet e NATO-se, nje skenar hipotetik i dezintegrimit te saj, implikime të drejtpërdrejta do të kishte mbi Kosovën. Pasi nominalisht ajo eshte përgjegjëse për sigurinë e vendit.
Me kete rast deri sa skena politike e Kosovës e vazhdon lojën gjoja në kërkim të presidnetit konsensual, shumë shpejt bota mund ta përjetojë këtë tërmet gjeopolitik.
Po ashtu, ketu duhet kujtuar, se dy nga zyrtarët e lartë të SHBA-ve nuk deklaruan se vendi i tyre do te tërhiqet nga bota, por vetem nga NATO. Prandaj një sërë pyetjesh se a do ta kërkojë Kosova ta kompensojë këtë vakum te sigurisë vetem ne raporte bilatarele me SHBA-në? Apo do të vazhdojë që nje gjë të tillë të shpresojë se mund ta plotësojë me një NATO pa SHBA-te jane dilema që sa hap e mbyll syte, mund te impohen, deri sa vendi mund te jetë në fushatë elketoralae për zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak të dështimit për ta adresuar sfidën e sipër cekur institucionale. Mbase duke mos i përjashtuar as premtimet në këtë dalldi se na duhet një distancë strategjike nga Uashingtoni, sepse ky i fundit me qëllim që ta divorcoje Serbinë nga Rusia, po ushtron presion për kompromise të pa pranueshme mbi Kosovën, me qëllim që ta shpërblejë Beogradin për atë ndarje të dhimbshme. Një fjalë e urtë poullore thote “Fshati digjet, plaka krihet”.