Gjiganti i basketbollit vendor, Sigal Prishtina i rikthehet garave në Ligën ENBL, ku sot e fillon fazën e dytë të kualifikimeve të kësaj gare.
KB Prishtina zhvillon sot ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të Ligës ENBL, ku do të përballet me skuadrën polake King Szczecin.
Përballja e sotme mes këtyre dy klubeve zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në palestrën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë.
Ndërkaq, ndeshja e kthimit mes KB Prishtinës dhe KB King Szczecin do të zhvillohet më datën 20 mars.
Prishtinasit e mbyllën fazën e grupeve në pozitën e katërt në Grupin A me dy fitore dhe katër humbje, krahas skuadrës së King Szczecin, e cila në Grupin B regjistroi gjashtë fitore dhe një humbje, të cilat e pozicionuan në vendin e parë.
Kjo është hera e parë që KB Prishtina merr pjesë në Ligën ENBL dhe mund të jetë hera e parë që e arrin Final 4.
Fituesi i kësaj përballjeje do të luaj me fituesin e ndeshjes mes Budivelnyk Kyiv e BC Wolves.
19:00 Sigal Prishtina – King Szczecin (Palestra e sporteve 1 Tetori)
/TV Arbëria