Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sibel Halimi: Glauk Konjufca në intervistën e djeshme dukej që fliste nga një realitet paralel

Sibel Halimi: Glauk Konjufca në intervistën e djeshme dukej që fliste nga një realitet paralel

Kandidatja e LDK-së për deputete, Sibel Halimi, ka komentuar intervistën e dhënë të Glauk Konjufcës në Pressing të T7. Sipas saj, Konjufca ka folur sikur të jetonte në një realitet tjetër  paralel.

Halimi ka shkruar se distancomi nga vetvetja dhe partia politike s’është guxim, por një shenjë paniku që historia e tyre po mbyllet me turp.

“Është vetëm një qëndrim i radhës, i krijuar në laboratorin e VV-së për të manipuluar.”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:

Glauk Konjufca, në intervistën e djeshme, dukej sikur fliste nga një realitet paralel, jo ai që e ka ndërtuar vetë, bashkë me partinë e tij.

Një përpjekje e vonuar për të arsyetuar pasojat e një qeverisjeje që ka prodhuar më shumë dëme sesa reflektim. Edhe më i vonuar është korrigjimi i një diskursi që ka ushqyer polarizim, urrejtje e armiqësi.

Distancimi nga vetvetja dhe nga subjekti politik që e përfaqëson, nuk është akt guximi, por shenjë paniku që historia e tyre po mbyllet me turp!

Sepse në politikë, si në histori, shfajësimi nuk e zhbën rrugën e ndërtuar, dhe as përgjegjësinë për realitetin që ka marrë formë.

Prandaj, të mos pretendohet se në politikë mendimi i tij qëndron i ndarë nga pushteti që ka ushtruar.

Është vetëm një qëndrim i radhës, i krijuar në laboratorin e VV-së për të manipuluar.