Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > ​Si u zbulua planifikimi i atentatit ndaj zyrtarëve të LDK-së, flet Zemaj

​Si u zbulua planifikimi i atentatit ndaj zyrtarëve të LDK-së, flet Zemaj

Ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dhe deputetëve Armend Zemaj, Avdullah Hoti e Arben Gashi të kësaj është organizuar atentat.

Deputeti Armend Zemaj ka thënë se ky lajm ka shqetësuar familjet e të kërcënuarve dhe mbarë popullin e Kosovës.

“Ne duhet të besojmë në organet tona të sigurisë, pavarësisht nga përvojat jo të mira nga e kaluara. Nuk është mirë që kemi këso informacione, por shpresojnë se organet e sigurisë do të bëjnë punën e tyre për të sqaruar rastin”.

Ai thotë se policia e Kosovës është në kontakt me Abdixhikun atë dhe kolegët e tjerë të LDK-së që janë kërcënuar.

“Është në duar në Policisë së Kosovës shtjellimi i rastit. Ne jemi institucionalista dhe presim të shohim se çfarë do të hetojnë”.

Zemaj thotë se rasti është informuar gjatë 24 orëve të fundit.

“Është e frikshme që ekziston një mendësi në Kosovë që dikush duhet të eliminohet politikisht, vetëm pse mendon ndryshe në aspektin politik…Nuk i kemi hak askujt”.

Ai thotë se për fat të keq ka një urrejtje patologjike ndaj LDK-së.

Nga Policia kanë thënë se kanë marrë masat e nevojshme lidhur me këtë rast.

 

Themes by WordPress