Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Si u “takova” politikisht me ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken?

Si u “takova” politikisht me ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken?

Shkruan: Afrim Kasolli

Deri më tani jam pajtuar me disa nga politikat e presidentit amerikan Donald Trump, sidomos sa i përket thirrjes së tij ndaj vendeve të BE-së, anëtare të NATO-së, që të mos e marrin paqen tw mirëqenë njëherë e përgjithmonë dhe se garantimi i saj nuk nënkupton asgjë tjetër, pos përgatitje për luftë, prandaj edhe është imperativë që të shpenzojnë më shumë sa i përket politikave të mbrojtjes dhe sigurisë.

Megjithatë, sa i përket qasjes së disa synimeve strategjike, në politikën e jashtme, kam shprehur drojën se mund t’i rikthehen ne bumerang. Dhe në vend të forcimit të pozicionit ndërkombëtar të SHBA-ve, ato mund të shpien në një izolim të saj.

Këtë skenar e kisha artikuluar madje edhe para se ta merrte drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, në shkrimin “Një Amerikë e izoluar nga Evropa, Rusia dhe Kina, një nga pasojat e suksesit gjeopolitik të Presidentit Trump”

Kuptohet, ky është vetëm një vlerësim hipotetik duke u bazuar në dinamikat aktuale ndërkombëtare, i cili nuk do të thotë se do të mund të bëhet realitet. E tëra kjo duke marr parasysh infrastrukturën institucionale globale, që e mirëmban Amerika. Dhe shtetet tjera më shumë se sa vetw ajo do të mendohen dy herë mirë para se të ndërmarrin aventura te tilla. Në fund të fundit, siç ka vënë në pah Hal Brands në shkrimin “An America First World- What Trump’s Return Might Mean for Global Order” SHBA-të që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dolën aktori më i fuqishëm global. Pra, për shkak të bekimit gjeografik, e rrethuar me dy oqeane dhe përparësive ekonomike asnjë rival nuk mund të krahasohej me të. Dhe po ashtu edhe sot nëse ky vend rikthehet plotësisht nga vetvetja e për të ndjekur vetëm interesat e ngushta shtetërore, është shteti që më së paku do të dëmtohej. Në një botë ku ringjallen pushtimet territoriale përsëri ajo të ishte me e sigurt. Ndërkaq, edhe çmontimi i rendit ekonomik global do t’i rikthej në përfitim më shumë se çdo shteti tjetër, për shkak të resurseve enorme të brendshme dhe tregut të gjerë ekonomik. Prandaj edhe shtetet tjera ka gjasa që të jenë më shume humbëse se sa vetë SHBA-të.

Mirëpo, kur i bullizon dhe përçmon, të njëjtat në kushte te dëshpërimit ekstrem mund të mos i përjashtojnë këto kthesa.

Le te marrim shembullin e Gjermanisë. Te gjithë e dimë se ky shtet është pajtuar me rolin e tij te përulur ne arenën ndërkombëtare për shkak te përgjegjësive dhe fajit në shkaktimin e dy luftërave botërore. Por kjo nuk do te thotë që demonët e fjetur te nacionalizmit nesër nuk mund te rizgjohen. Kjo është edhe arsyeja që shtetet fqinje te Gjermanisë, kurrë nuk kanë qenë komode me pushtetin hegjemonik që ky vend mund ta përvetësojë. Nuk është e rastësishme që Franca dhe Britania ishin kategorikisht kundër ribashkimit gjerman në fillim te viteve ’90 te shekullit të kaluar. Kurse ankthin e Rusisë ndaj një Gjermanie të ri ngritur e shpalos një bisede interesante ndërmjet diktatorit sovjetik, Josif Stalin, me Milovan Djilas-in, që gjendet e pasqyruar në librin e këtij të fundit “Fytyra e Totalitarizmit”. Madje, edhe sot kur Gjermania është një shtet plotësisht demokratik dhe nuk ka asnjë ambicie territoriale, por që ka filluar t’i shqyrtojë opsionet e riarmatimit, nuk është se plane të tilla kalojnë pa shqetësim në vendet fqinje. Sepse siç shkruan, Michael Kimmage dhe Sudha David-Wilp, në shkrimin, “The Zeitenwende Is Real This Time -Germany’s Defense Upgrade Is Necessary but Could Upset Europe’s Balance of Power” një politikë e tillë mund të ngjallë pasiguri intra-evropiane. Në fund të fundit, secila prej shteteve që kufizohen me Gjermaninë, janë ndier të qeta vetëm fal participimit të përbashkët në strukturat euro-atlantike, në epiqendër të cilave ka qëndruar mbi tetë dekada SHBA-të.

Sidoqoftë, përtej këtyre shqetësimeve, dyshime kam pasur edhe me inaugurimin e para pak ditëve të luftës totale botërore tregtare nga presidenti Trump. Madje i njëjti e suspendoi vendimin e marr në favor të saj dhe duke e koncentruar politikën e tarifave, kryesisht në raport me Kinën. Por edhe në këtë rast tashmë ai ka filluar të bindet se edhe këtë “beteje epike” i nevojitet ndihma e aleatëve. Kurse pretendimi për t’i ndarë Kinën dhe Rusinë, sipas shumë analistëve vështirë se do të mund të realizohet në rrethanat aktuale. Për më shumë, Michael McFaul dhe Evan S. Medeiros, në artikullin “China and Russia Will Not Be Split- The “Reverse Kissinger” Delusion”, tashmë nuk jemi në kohën e Henry Kissineger-it. Për më tepër, i njëjti nuk do të angazhohej në favor të këtij objektivi strategjik mbi kurrizin e vendeve aleate. Prandaj ekziston rreziku që në nga “Amerika e Para” ajo të përfundonte në “Amerikën e vetmuar”. Teza këto që i kam shprehur në shkrimin me të njëjtin titull. Natyrisht, edhe shtetet e BE-së e kanë obligim që ta përcaktohen se në cilën anë janë. Ngase as këto të fundit nuk mund të kalërojnë pafundësisht mbi kurrizin e sigurisë së garantuar amerikane, e duke përfituar nga aranzhamanet ekonomike me Kinën. Kurse sipas,
Liana Fix dhe Heidi Crebo-Rediker, në shkrimin “China’s Double Threat to Europe- How Beijing’s Support for Moscow and Quest for EV Dominance Undermine European Security”, sot ky shtet i largët aziatik, pozon një sfidë të dyfishtë për BE-në. E para për shkak të ekspansionit ekonomik po rrezikon ta shndërrojë tregun evropian në supermarket të mallrave kineze, kurse e dyta duke e furnizuar makinën luftarake te Rusisë po e zgjat vazhdimin e luftës në kontinent dhe kështu duke e rrezikuar edhe me tej paqen dhe sigurinë evropiane.

Kurse sa i përket shqetësimit për kalimin nga “Amerika e Para” në “Amerikën e vemtuar”, një vlerësim të tillë strategjik identik para pak dite e kishte bërë edhe ish-Sekretari Amerikan Antony Blinken, në një intervistë për një medium amerikan. Natyrisht, këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë huazim nga ish-top diplomati amerikan nga ndonjë qytetar i zakonshëm i Kosovës. As për një takim real. Por mbase ky përkim teorik mund të jetë rezultat i fqinjërimit të përbashkët në traditat e mendimit politik liberal. Por që nuk mund të mohohet fakti se aktualisht janë në një pozicion defansiv