Shkruan: Afrim Kasolli
Përkundër etorikës së pushtetit për mrekullinë ekonomike që e ka shoqëruar Kosovën gjatë mandatit qeverisës Kurti 2, megjithatë të gjitha parametrat politikë dhe ekonomikë flasin për një realiteti më zymtor.
Ky regres është dëshmuar nga të dhënat e agjencive kryesore shtetërore që merren me matje të tilla. Agjencia e Statistikave të Kosovës në vazhdimësi ka alarmuar për rritjen e inflacionit. Sikur të mos mjaftonte kjo, po ashtu dita ditës është duke u përkeqësuar deficiti tregtar. Ndërkohë, të mos flasim për rritjet e vazhdueshme të çmimit të energjisë elektrike sipas kërkesave të KEDS-it, të cilat shënuan kulmin me ngritje prej 16 për të gjithë qytetarët si dhe me vendimin pwr t’i detyruar për të dalur në treg të hapur kompanitë me mbi 50 punëtorë apo 10 milionë euro qarkullim. Vendim ky që është duke e dëmtuar tej mase aftësinë konkurruese të ekonomisë së Kosovës. Në këtë klimë të përkeqësimit të jetës ekonomike, po ashtu është çdo vit e më shumë ka ardhur duke u shtuar borxhi i qytetarëve për nevoja të konsumit nëpër shumë institucione financiare.
Kurse paralelisht më këtë shtim kredive janë rritur edhe çmimet e tyre. Ditë më parë në një paraqitje statistikore, mediumi Evropa e Lirë shkruante se “Në vitin “2020 vlera e kredive ishte 3.2 miliardë euro, kurse norma e interesit 6 për qind. Në vitin 2021 vlera 3.70 miliardë kurse norma e interesit në 5.9 për qind. Në vitin 2022, 3.3 miliardë euro me norma të interesit në 6.1 për qind. Në vitin 2023 kjo vlerë kapi shifrën në 4.9 miliardë euro, kurse norma e interesit 6.7 për qind. Në vitin 2024, 5.8 miliardë me norma të interesit 6.4 për qind. Dhe në vitin 2025 deri në muajin korrik, vlera e kredive ka arritur në 6.4 miliardë, kurse norma e interesit në 6.38 për qind”.
Trende të tilla flasin hapur akumulim të vështirëve për sferën e konsumit. Mirëpo, sipas filozofit të njohur amerikan, Michael Sandel, në librin “Democracy’s discontent” një qasje e tillë e redukton tej mase problemin, ku ne mendojmë për vete më shumë si konsumatorë se sa si qytetarë. Prandaj, edhe në raste të tillë më shumë duhet të fokusohemi se si forcat ekonomike po dalin dita ditës jashtë kontrollit demokratik të qytetarëve. Të dhënat e sipër cekura, kur trupat teknokratike sikur ZRRE, që vnedimmarjen e bazon vetëm sipas nevojave të KEDS-it apo edhe indiferenca e Bankës Qendrore pwr shkak tw shtimit çmimit te kredive, tregon edhe dobësimin e të drejtave demokratike të qytetarëve të Kosovës nën emrin efikasitetit të tregut. Ngase të njëjtit janë gjithnjë e më të pafuqishëm që të kenë mundësi për të ushtruar ndikim mbi këtë sferë. Me këtë rast, i njëjti mendimtar konstaton se në situata të tilla me parimisht duhet të shtrohet pyetja, se si një shoqëri mund ta rikonfigurojë ekonominë e saj për të bërë të përgjegjshme në raport me kontrollin demokratik?
Mjerisht, me këtë pyetje, përpos partisë fituese të zgjedhjeve, nuk kanë guxim të ballafaqohen as partitë “opozitare”. Një dëshmi kjo se si edhe ato veprojnë brenda së njëjtës skeme të depolitizimit që qytetarët i trajton vetëm si konsumatorë dhe pa potencial për vendimmarrje demokratike.