Shkruan: Afrim Kasolli
Para pak dite në shkrimin “pse ishte interes i Perendimit ta politizonte Gjykaten Speciale?” duke u bazuar në disa konstatime të disa prej emrave me te rëndësishëm te drejtësise ndërkombëtare, pata vene ne pah se politizimi i kësaj strukture hibride ishte edhe pasoje e presionit te vendeve partnere te Kosovës. Sepse nese Rusia dhe Serbia ishin vecuar me akuzat monstruoze kundër ish-drejtueseve te Ushtrise Çlirimtare të Kosovës, keto shtete armiqësore nuk do te mund te ndikonin ne themelimin, strukturimin, dizajnimin dhe funksionimin e Dhomave te Specializuara.
Ne fund te fundit, pretendimet per trafikim te organeve nuk janë asgjë tjetër, pos specialitet propagandistik i shërbimeve ruse per të demonizuar deri në permasa jo humane kundërshtaret e tyre.
Me akuza te tilla eshte përballur edhe ShBA nga ana e Rusisë qe nga Lufta e Ftohtë. Por pse vetem per Kosovën ato u shndërruan në problem? Pra pse SHBA-te kërkuan qe te hetohej ne rastin tone dicka me te cilen ajo vete ishte përballur per dekada te tjera? Madje pa tolerancën e partnerëve ndërkombëtarë pamfleti propagandistik i senatorit zviceran Dick Marty do te perfundonte ne koshin e mbeturinave te Këshillit të Evropës, dhe si tille kurrë nuk do te miratohej.
Vetë njëri nga ekspertët më me nam në sferën e drejtësise, Geoffrey Nice në një ngjarje kushtuar punës së kësaj instanca juridike, ka deklaruar hapur dhe pa ekuivoke, se Gjykata Speciale “pasqyon objektiva të fshehta poltike”.
Për më shumë sipas tij ” përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës, në realitet, u detyruan ta pranonin këtë gjykatë nën presion të vazhdueshëm nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara”. Ndër të tjera Nice ka pohuar, se ka qenë “dëshmitar i drejtpërdrejtë se Statuti i Dhomave të Specializuara nuk ishte, në asnjë kuptim domethënës, rezultat i një marrëveshjeje me Kosovën. Sapo negociatorët evropianë u përballën me kundërshtime thelbësore nga pala kosovare ndaj draft-statutit, diskutimet praktikisht u ndërprenë. Ajo që pasoi, sipas përvojës sime, ishte imponimi politik i një statuti të hartuar paraprakisht, i formësuar ekskluzivisht nga aktorët e BE-së dhe SHBA-së”.
Në këtë kontekst, shihet qartë se detyra e institucioneve të Kosovës në ato vite dramatike ka qenë vetëm formalizimi i asaj që ishte gatuar në kancelarite përmendimore në Bruksel dhe Uashington.
Këtë enigmë në masë të madhe e ka zbardhur dje nëpëmjet shkrimit “Bridges of Memory”, dedikuar drejtësisë tranzicionale dhe historisë, Jason Steinbaum, ish Drejtori i Stafit pranë Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan, i cili për 30 vjet rresht ishte edhe shefi i stafit të Kongresmenit Eliot Engel.
Ai ka shkruar, se për disa vite me radhë, “Departamenti Amerikan i Shtetit u dha pak ose aspak besueshmëri pretendimeve të Martyt, edhe pas rezolutës së Këshillit të Evropës. Pastaj, pothuajse brenda natës, Shtetet e Bashkuara ndryshuan qëndrim. Diplomatët amerikanë kaluan nga shpërfillja e raportit të Martyt në këmbënguljen, në vitin 2015, se nevojitej një gjykatë ndërkombëtare për të hetuar akuzat e tij. “
Sipas autorit në fjalë, kjo kthesë e befasishme lidhej me nje prioritet tjetër të administratës Obama në politikën ndërkombëtare. Ajo kishte të bënte me një marrëveshje bërthamore me Iranin. Kështu beson Steinbaum se si kundërvlerë për bashkëpunim rreth marrëveshjes së madhe me Iranin, “shumë besojnë se Rusia, dhe ndoshta edhe disa interesa evropiane, i kërkuan Shteteve të Bashkuara – partnerit kryesor të Kosovës – të ushtronin presion mbi shtetin e ri për të krijuar një gjykatë që do të hetonte dhe ndiqte penalisht këto akuza.
Megjithatë, a do të thotë kjo se Kosova duhet të ushqehet nga narrativa anti-amerikane? Absolutisht jo. Përkundrazi, nuk ka metodë tjeter per t’u ballafaquar me këtë sfidë që ju imponua Kosovës, përpos partneritetit me SHBA-te.
Tashmë, argumentet gjeopolitike ndërkombëtare janë edhe më shumë në favor të Kosovës. Sepse Rusia, jo vetëm që nuk u shndërrua në një aktor të përgjegjshëm global. Por përkundrazi me anë të intervenimit të saj ushtarak kundër integritetit territorial të Ukrainës, pa përjashtuar më herët rastin e Gjeorgjise, si dhe sulmet hibride në demokracite perëndimore e ka cenuar në mënyrë brutale rendin ndërkombëtare të orkestruar dhe fuqizuar pas përfundimin të Luftës së Dytë Botërore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.