Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Si u bë Vuçiqi “viktimë” e sulmit ndaj Trump-it: Akuzat e regjimit ndaj mediave të pavarura

Si u bë Vuçiqi “viktimë” e sulmit ndaj Trump-it: Akuzat e regjimit ndaj mediave të pavarura

Zëvendëskryeministri i serb, Aleksandar Vullin, ka bërë thirrje për rritjen e sigurisë për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Si Vullini ashtu edhe kryetarja e kuvendit serb, Ana Bërnabiq, i kanë akuzuar mediat që nuk janë nën kontroll të regjimit, që po krijojnë atmosferë kundër Vuçiqit, ashtu siç u krijua në Amerikë kundër Donald Trump, shkruan N1. Barazimi i rrezikimit të Trump-it dhe Vuçiqit vazhdoi në videot e publikuara nga disa tabloidë të regjimit serb, në të cilat gazetarët e N1, Nova S dhe disa mediave të tjera me manipulim po akuzohen për ndjekjen e Vuçiqit.

Në ditën e atentatit ka nisur fushata në rrjetin “X” nga kryekuvendarja serbe. Siç ka thënë ajo, “e fton të ashtuquajturën “elitë” për të parë se cilat mund të jenë pasojat e urrejtjes” që, sipas saj, “ata po promovojnë çdo ditë”.

“Frymëzuesit kurrë nuk e tërheqin këmbëzën. Këmbëzën e tërheqin ata që janë mentalisht më të paqëndrueshëm, ekstremistët, të humburit, nga margjinat e shoqërisë – në mendjet e tyre ata janë luftëtarë për drejtësi”, ka pretenduar Bërnabiq.

Është vazhduar me thirrje nga zëvendëskryeministri dhe ish-kreu i BIA-s për autoritetet shtetërore.

“I bëj thirrje organeve në Serbi që të rrisin masat e sigurisë për presidentin Aleksandar Vuçiq dhe familjen e tij. Shumë shpesh përmes presionit mediatik ata përpiqen t’i detyrojnë ata të heqin dorë nga mbrojtja e shtetit dhe të jenë objektiva edhe më të lehta”, ka thënë Aleksandar Vullin.

Kulminacioni ka ndodhur në videon të cilin e kishte montuar tabloidi i regjimit “Kurir” në të cilën N1 është i akuzuari i parë për rrezikimin e presidentit, edhe pse vetë “Kurir” ka shkruar fjalë për Aleksandar Vuçiqin që kurrë nuk janë dëgjuar nga N1:

“Ai është mishërim i së keqes, është vetë djalli, është vetë satana…” shkruan N1, transmeton Paparaci.

Kështu, duke mbrojtur presidentin nga mediat siç është N1, “Kurir” në fakt me një video manipuluese ka bërë objektiv gazetarët e N1 dhe mediave të tjera. Vuçiq nga ana tjetër mendon se N1 duhet të ndryshohet.

Të keni qasje pak më të balancuar dhe pak më shumë respekt për ata për të cilët nuk mendoni mirë”, ka thënë Aleksandar Vuçiq.

Edhe kreu i Partisë Socialiste Serbe iu bashkua kësaj fushate.

“Me sa di unë 10 vjet kemi folur për këtë, me rastin e vrasjes së Zoran Gjingjiqit. Madje u tha se asnjëherë nuk u vërtetua sfondi mediatik i asaj ngjarjeje”, ka thënë Ivica Daçiq.

Dushan Millenkoviq nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd, ka thënë se qeveria është duke notuar në valët e ngjarjeve në Amerikë dhe po përpiqet ta shfrytëzojë politikisht atentatin ndaj Trump-it.

“PPS ka kohë që po helmon shoqërinë, gjë që na shkakton shumë probleme. Kemi një përshkallëzim të dhunës”, ka thënë Millenkoviq.

Nënkryetarja e Partisë Liri dhe Drejtësi, Marinika Tepiq, i është përgjigjur kryetares së kuvendit se pikërisht është qeveria ajo që ka thënë për opozitën fjalë si “pleh, llum, të mjerë, të varfër, të sëmurë, shkaba, nazistë”, dhe se është qeveria ajo që krijoi “fabrikat mediatike të së keqes për propagandën e tmerrshme” kundër kritikëve të regjimit.