Shkruan: Afrim Kasolli
Deklarimi i Presidentes, Vjosa Osmani se “Marrëveshja e Uashingtonit është zbatuar, Trump njeri që kryen punë” ashtu siç pritej ka shkaktuar një sërë reagimesh. Fillimisht asaj nuk la pa ju përmendur qëndrimi që kishte mbajtur në kohën kur ishte nënshkruar kjo marrëveshje. Se e njëjta si bashkëpunëtore e Albin Kurtit, dikur e quante këtë akord, si cenim të rendit kushtetues etj. Prandaj, ky ndryshim i befasishëm të parës së shtetit nuk është asgjë tjetër, pos hipokrizi e radhës.
Mirepo, më shumë se sa ky ndryshim i qendrimeve mbase skandali qëndron te përpjekja e Presidentes Osmani për ta mashtruar administratën Trump, si arme per ta mikluar, për interesa personale. E pare, përjashto pikën mbi njohjen nga Izreali, ajo marrëveshje ne ndërkohë nuk eshte valide për Kosoven e lëre më qe nuk është zbatuar.
Kuvendi i Kosoves ka votuar kunder detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Uashingtonit. Dhe perpos Lëvizjes Vetëvendosje , pjesë e ketij refuzimi ishte edhe Lista Guxo, parti kjo e themeluar nga vete Osmani.
Për më shumë, ne kohën kur ka ndodhur kjo ngjarje, raportet ndermjet Vjosa Osmanit dhe drejtueseve te Listes Guxo, Gervalla e Peci, nuk kane qene sikur sot. Përkundrazi, ata po e jetonin muajin e mjaltit politik. Kurse Vjosa Osmani nuk ka shfaqur asnje kundershti atëbotë per ate (mos)votim te Kuvendit te Kosoves. Çfarë tregon se njejta eshte pajtuar.
Prandaj, te behesh pjese e asaj valle qe i suspendon detyrimet shteterore per Marrëveshjen e Uashingtonit dhe ne te njejten kohe te deklarosh se tashme ajo eshte zbatuar eshte nje perpjekje tinezare per te mbijetuar ne pushtet me ane të një mashtrimi të dyfishte.