Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Si të zgjidhni racionet e duhura për një vakt të shëndetshëm

Si të zgjidhni racionet e duhura për një vakt të shëndetshëm

Njerëzit kryesisht informohen për cilësinë e ushqimeve duke i kategorizuar ato si të mira dhe të këqija për shëndetin, duke anashkaluar rëndësinë e racioneve.

Sa i përket këtyre të fundit ka shumë paqartësi mbi sasinë e ushqimit që ka një racion i shëndetshëm.

Në vija të trasha, njerëzit mund të konsumojnë shumë ushqime të shëndetshme, ama nëse nuk tregohen të përpiktë me racionet, kjo gjë mund të ketë një ndikim të kundërt.

Të gjitha udhërrëfyesit e publikuar nga autoritetet globale të ushqyerjes deri më tani specifikojnë se njeriu duhet të hajë të paktën pesë racione (me nga 80 gramë) me perime dhe fruta në ditë.

Dora, Njësia Më e Mirë Matëse

Sipas ekspertëve dora është një nga njësitë matëse më të mira sa i përket racioneve të ushqimeve.

Të jemi të qartë, dora duhet të jetë e larë mirë me ujë dhe sapun përpara se të prekni ushqim.

Nëse i përmbahemi kësaj këshille atëherë racionet e shëndetshme të ushqimeve janë si më poshtë.

Për karbohidratet, siç është patatja, një racion i shëndetshëm është sa një grusht i mbyllur i dorës.

Për mishin, një racion i shëndetshëm duhet të jetë sa pëllëmba e dorës.

Për peshkun, një racion konsiderohet një peshk në gjatësinë e dorës nga kyçi deri tek maja e gishtit.

Për spinaqin, një racion i shëndetshëm konsiderohet dy grushte të plota

Për frutat e pyllit, dy grushte të plota konsiderohen një racion i shëndetshëm.

Për perimet, një racion i shëndetshëm konsiderohet një grusht i plotë me perime të prera, ose edhe pak më shumë.

Një racion i shëndetshëm makaronash konsiderohet një grusht i plotë por i hapur.

Për orizin vlen e njëjta gjë.

Një racion i shëndetshëm çokollate konsiderohet një copë e vogël sa gishti tregues.

Një racion i shëndetshëm djathi duhet të ketë gjatësinë dhe trashësinë e dy gishtave të mëdhenj të dorës.

Një racion i shëndetshëm arrorësh konsiderohet një grusht i mbushur plot.

Sipas ekspertëve, nëse njerëzit tregohen të vetëdijshëm për racionet që po hanë, do të kenë një mundësi të artë jo vetëm që të shijojnë ushqimin pa u ndier në faj por edhe do ta kenë më të lehtë të humbasin në peshë./AgroWeb.org

Powered by WordPress