Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se si diaspora mund të regjistrohet për votim në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ka disa mënyra se si qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës, mund të regjistrohen për votim.
Njëra prej tyre është përmes platformës elektronike diaspora.kqz-ks.org, dhe e dyta përmes postës, në kutinë postare te KQZ-së.