Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Si të përdorni në mënyrën e duhur majanë e freskët

Si të përdorni në mënyrën e duhur majanë e freskët

Një nga përbërësit që është gjithnjë pjesë tek gatimet e brumit duke filluar që nga buka e shtëpisë, deri tek brumi i picës është majaja.

Majaja është një kërpudhë natyrale që rritet kudo, me rreth 1000 lloje të ndryshme të saj.

Përdoret gjerësisht në kuzhinë e veçanërisht tek brumërat, si një mënyrë për t’i ndihmuar të fryhen e të jenë më të butë.

Majaja i jep një shije të veçantë gatimeve dhe është e domosdoshme çdo herë.

E rëndësishme është të dini sasinë dhe përgatitjen e duhur të saj, në mënyrë që të japë rezultat maksimal tek gatimet.

Në këtë artikull të AgroWeb.org ju shpjegojmë se si ta bëni majanë tuaj sa më efikase për të përfituar gatime sa më të shijshme.

Si ta përgatisni fare lehtë

Fillimisht hidheni majanë në një enë të thellë dhe copëtojeni me anë të një luge ose piruni.

Duke qenë një organizëm natyral e i gjallë, pra një lloj kërpudhe për ta aktivizuar duhet të përdorni ujë.

Uji duhet të jetë gjithë i vakët ose i ngrohtë në mënyrë që majaja të fillojë të shkrijë dhe tretet.

Për receta të ëmbla në vend të ujit mund të përdorni qumësht të vakët midis 32-38 gradë C.

Nëse uji kalon mbi këto temperatura apo është nën to, majaja nuk do të aktivizohet si duhet dhe do të ndikojë tek gatimet tuaja.

Pasi ta keni aktivizuar, përzieni mirë në mënyrë që të tretet plotësisht në ujë apo qumësht.

Lëreni pak kohë në një ambient në temperaturë ambienti, por të ngrohtë derisa të fryhet plotësisht.

Kini parasysh që nuk duhet ta lini në një vend shumë të ngrohtë, pasi edhe kjo mënyrë mund ta prishë majanë tuaj.

Majasë i duhen 5-10 minuta për t’u aktivizuar plotësisht dhe që të formojë shkumën.

Pas këtyre hapave është gati për t’u përdorur në gatime të ndryshme brumi.

A mund të ruhet në ngrirje majaja e freskët?

Ndonëse quhet maja e freskët, ajo mund të përdoret për një kohë të gjatë mjafton që ta ruani siç duhet.

Kur të jetë ende e ngurtë dhe e paaktivizuar, futeni në ngrirje të mbyllur dhe të konservuar me kujdes.

Në rastet kur të doni ta përdorni përsëri, mjafton ta nxirrni nga ngrirja dhe ta lini të shkrihet në temperaturë ambienti.

Më pas vazhdoni me procedurën si normalisht që shpjeguam edhe më sipër.

Gatimet tuaja të brumit do të marrin një shije të mrekullueshme dhe të butë./AgroWeb.org

Powered by WordPress