Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Të ndryshme > Si të përballeni me pandershmërinë në vendin e punës?

Si të përballeni me pandershmërinë në vendin e punës?

Të dish se si të përballesh me pandershmërinë në vendin e punës mund të rrisë produktivitetin dhe kohezionin e ekipit. Pavarësisht nga lloji i kompanisë për të cilën punoni, identifikimi dhe eliminimi i pandershmërisë në vendin e punës mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në suksesin e saj.

Trajtimi efektiv me punonjësit e pandershëm është një aftësi e vlefshme, por kërkon hulumtim dhe praktikë. Në këtë artikull, do ta theksojmë se pse është e rëndësishme të përballesh me pandershmërinë në vendin e punës.

Pse është e rëndësishme përballja me pandershmërinë në vendin e punës?

Njohja dhe eliminimi i pandershmërisë në vendin e punës është i rëndësishëm për disa arsye. Më poshtë po i listojmë disa prej tyre.

Ajo përmirëson produktivitetin e përgjithshëm. Keqinformimi tenton të shkaktojë dëme më të mëdha nëse nuk identifikohet me kohë. Të dhënat e pasakta mund të çojnë në vendime të bazuara në keqinformim dhe të cilat nga ana tjetër mund të prodhojnë rezultate të padëshirueshme. Duhet cekur se komunikimi i shëndetshëm dhe i ndershëm ndërmjet punonjësve mund ta ndihmojë organizatën të shmangë çështje të tilla duke raportuar me ndershmëri çdo mangësi dhe duke i trajtuar ato në kohën e duhur.

Aspekti i ndershmërisë ndikon në përmirësimin e reputacionit të biznesit. Një kompani me një historik të ndershëm që ka ndjekur disa praktika etike mund të krijojë një reputacion të mirë që ndikon për të bindur më shumë klientë potencialë që të punojnë me ta.

Kjo ndikon edhe në forcimin e marrëdhënieve midis punonjësve. Një grup punonjësish që i besojnë njëri-tjetrit ka më shumë gjasa të japin rezultate të mira dhe të punojnë së bashku në mënyrë efikase. Gjithashtu, kur nuk bashkëpunoni me kolegë të pandershëm kjo mund të ketë një efekt pozitiv në shëndetin mendor të punonjësve.

Merrni parasysh marrjen e këtyre hapave kur keni të bëni me pandershmërinë në vendin e punës:

Binduni me dëshmi për atë që ka ndodhur

Nëse planifikoni të ndërmjetësoni në një rast të pandershmërisë në vendin e punës, hapi juaj i parë është të jeni absolutisht i sigurt se ai ka ndodhur me të vërtetë. Ju duhet të kërkoni prova të qarta se një punonjës nuk ishte treguar i ndershëm në një rast të caktuar, por duhet ta bëni këtë vetëm duke përdorur metoda ligjore dhe duke respektuar plotësisht ligjet e privatësisë. Fjala e një punonjësi tjetër nuk është provë mjaft e fortë për të arritur në përfundimin se keni të bëni me një rast të pandershmërisë në vendin e punës, pasi që mund të hyni në një rrugë të vështirë nëse çështja shkon në gjykatë.

Vlerësoni ndikimin që ka te ju dhe organizata juaj

Pasi të arrini në përfundimin se keni të bëni me sjellje të pandershme nga një punonjës, hapi tjetër zakonisht është të vlerësoni se cilat janë pasojat për kompaninë. Vlerësimi realist i ndikimit të mundshëm të kësaj situate mund t’ju ndihmojë të bëni një plan se si ta trajtoni atë në mënyrë të përshtatshme.

Hulumtoni pak historikun e punonjësit në fjalë

Duhet të zbuloni nëse punonjësi në fjalë ka një histori sjelljeje të pandershme apo nëse ky rast është i izoluar. Një mënyrë e rekomanduar veprimi për këtë do të ishte të kontaktoni ndonjë nga ish-punëdhënësit e tyre.

Diskutoni çështjen me punonjësin

Pasi të jeni të sigurt se sjellja e pandershme ka ndodhur dhe jeni të vetëdijshëm për ndikimin e mundshëm që mund ta ketë brenda kompanisë, duhet ta diskutoni hapur dhe sinqerisht çështjen me punonjësin në fjalë. Një diskutim i tillë mund të zbulojë disa nga motivet e sjelljes së tyre dhe madje të zgjidhë gjithë çështjen, veçmas në situata kur dëmi ishte minimal.

Vendosni pasoja të qarta për pandershmërinë

Nëse e konsideroni sjelljen e pandershme si serioze, duhet të përshkruani pasoja të qarta për veprime të tilla, duke filluar nga një gjobë. Njohja se ka pasoja të qarta dhe të mirëpërcaktuara për veprime të tilla mund të përcaktojë që punonjësi të korrigjojë veprimet e tij dhe mund t’u dërgojë një mesazh punonjësve të tjerë të cilët mund të tundohen të bëjnë të njëjtën gjë në të ardhmen.

Zbuloni arsyetimin pas sjelljes

Mund të ketë shumë arsye të mundshme për pandershmërinë e një punonjësi në vendin e punës. Duke pasur një diskutim të hapur me ta, ju mund të zbuloni motivimin e tyre dhe ndoshta të punoni së bashku me ta për të zgjidhur çështjen që i shtyu në veprime të tilla. Nëse çështja nuk përbën një kërcënim serioz për kompaninë, ju mund t’i ofroni punonjësit programe të ndryshme këshillimi dhe trajnimi për t’i ndihmuar ata të merren me çështjet që i bënë të veprojnë në mënyrë të pandershme. Për shembull, ata mund të jenë nën stres ekstrem në vendin e punës dhe të tundohen të gënjejnë për performancën e tyre.

Bëhuni gati për të ndërprerë marrëdhënien e punonjësit me kompaninë

Nëse punonjësi nuk tregon shenja se është i gatshëm të punojë në gabimet e tij dhe nëse veprimet e tij rrezikojnë seriozisht kompaninë, mund t’ju duhet të ndërprisni menjëherë kontratën tuaj me të. Në varësi të situatës dhe natyrës së marrëdhënies, mund të jetë një ide e mirë të konsultoheni me një avokat, në mënyrë që të jeni të sigurt se jeni plotësisht në përputhje me ligjin./AkademiPune

Powered by WordPress