Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Të ndryshme > Si të përballeni me bullizmin në punë?

Si të përballeni me bullizmin në punë?

Nëse ndiheni të frikësuar  nga ndonjëri prej kolegëve të punës, të kërcënuar  ose të ofenduar atëherë ju jeni pjesë e bullizmit.

Kur e keni ndjenjën e frikës brenda vetes për të marrë pjesë në takime, e shmangni shkuarjen në pjesën e ngrënies, bazuar se kush është aty, ose edhe ndrydheni përpara se të merrni pjesë në ndonjërin nga funksionet e kompanisë për punonjësit, problemi nuk është sepse jeni të turpshëm.  Në të tilla kushte, ndaluni dhe shihni ndërveprimet e disa prej kolegëve, mbase do ta gjeni që dikush prej tyre është duke ju bullizuar.

Por si duhet të përballeni me këtë gjendje?

Gjëja me më rëndësi është që ju të mos t’i toleroni këto sjellje nga ana e kolegut tuaj, sepse nëse nuk reagoni atëherë ju po i leni hapësirë që këto veprime të shpeshtohen.

Andaj mësoni disa veprime të cilat mund t’ju ndihmojnë në këtë drejtim!

Vendosni kufizime se deri ku mund të toleroni

Është shumë e rëndësishmne që pasi këto veprime t’i keni menduar t’i kaloni në veprim duke i thënë bullizuesit ta ndalojë sjelljen. Tregoni se sjellja e tij po ndikon në punën tuaj.

Tregoni ngacmuesit se cilat sjellje nuk do t’i duroni më

Qëndroni me deklaratën tuaj dhe nëse ngacmuesi shkel hapësirën tuaj atëherë përballuni me të.

Përballni ngacmuesit me sjelljen e tyre

Nëse ngacmuesi ju telefonon dhe jua ngre zërin, bëjani me dije që ai po bërtet dhe dilni nga dhoma ose mbyllni telefonin! Mos harroni që jeni një i rritur, po përballeni me një zemërim të paarsyeshëm! Kjo qasje konfrontuese funksionon edhe në takime. Nëse dhunuesi po flet për ju me ankesa dhe kritika, bëjani atij një pyetje të drejtpërdrejtë për atë që ai rekomandon në vend të kësaj! Kërkoni nga ai t’ju japë zgjidhje në vend që t’i përgjigjeni ankesave dhe kritikave.

Dëshmoni  veprimet e bullizuesit

Sa herë që ndiheni të ngacmuar, dokumentoni datën, orën dhe detaje të tjera të ngacmimit. Nëse është edhe dikush tjetër dëshmitar i atij edhe më mirë për ju.  Nëse vendosni që të drejtoheni të departamenti i burimeve njerëzore do ta keni më të lehtë për ta dokumentuar atë.

Është me e lehtë për t’u dokumentuar nëse ngacmimi ndodhë në email, ose ndonjë tekst tjetër. Në raste të tilla mbani kopje të shtypur apo edhe të ruajtur në kompjuterin tuaj! Nëse vendosni të ngrini akuza në të ardhmen, duhet të keni dëshmitarë dhe dokumentacion të datës.

Edhe kolegët e tjerë mund të jenë të bullizuar

Vëzhgoni nëse ai që po ju bullizon e bën të njëjtën edhe me ndonjërin nga kolëget tuaj! Nëse po, atëherë kërkoni nga ata që ta dokumentojnë sjelljen e tij, njëjtë sikur edhe ju! Kjo do t’ju ndihmojë të krijoni një rast më të fortë që organizata juaj të ndërmarrë veprime.

Nëse pesë prej jush përjetojnë ngacmimin dhe pesë nga kolegët tuaj e dokumentojnë ngacmimin, atëherë ju ndërtoni një rast, ndaj të cilit burimet njerëzore dhe menaxhmenti juaj mund të përgjigjen ndaj kësaj sjelljeje. Ata kanë nevojë për prova dhe dëshmitarë.

Tregoni menaxhmentit

Nëse i keni ndjekur të gjitha udhëzimet e vogla, për t’u përmirësuar puna, por kjo nuk e ka ndaluar ngacmuesin, atëherë është koha për të kërkuar ndihmë. Shkoni të menaxheri juaj ose burimet njerëzore, bashkë me dokumentet tuaja dhe bëni një ankesë zyrtare pais tashmë është koha të merret më seriozisht

Themes by WordPress