Kur bateria e telefonit tuaj është duke “dhënë shpirt”, pra është më pak se 20% ose 10%, ka diçka që mund ta bëni nëse doni që ta zgjasni jetëgjatësinë e baterisë pak më shumë. Ju duhet ta vendosni atë në modalitetin me energji të ulët për t’i kursyer vetes vrapin deri në shtëpi për te karikuesi ose për të kërkuar një të tillë borxh diku rrotull.

Është një truk fare i shpejtë dhe i lehtë ku iOS (sistemi operativ) kufizon ose çaktivizon veçoritë për të ndihmuar baterinë të zgjasë pak më shumë.

Çfarë është modaliteti me fuqi të ulët?

Modaliteti me energji të ulët është një cilësim i iOS që çaktivizon disa veçori të telefonit për të kursyer ngarkesën e baterisë kur është e ulët. Telefoni juaj do t’ju pyesë nëse dëshironi të aktivizoni modalitetin me energji të ulët kur bateria juaj të bjerë nën 20%, dhe pastaj përsëri nën 10%.

Ekspertët thonë se ky lloj modaliteti zvogëlon sasinë e energjisë që përdor telefoni për ta bërë atë që të zgjasë sa më gjatë. Mund ta dalloni kur jeni në modalitetin me energji të ulët sepse ikona e baterisë do të jetë e verdhë.

Çfarë veçorish çaktivizon modaliteti me energji të ulët?

-Çaktivizon 5G (përveç publikimit të videove)

-Fik ekranin e celularit pas 30 sekondash pasiviteti

– Ul ndriçimin e ekranit

-Ul shpejtësinë e rifreskimit të ekranit

-Eliminon disa efekte vizuale

-Ndalon sinkronizimin e iCloud Photos

-Pezullon shkarkimet automatike

-Ndalon marrjen e emaileve

Modaliteti i ulët i energjisë çaktivizon gjithashtu shikimin e videove me cilësi të lartë, çaktivizon ekranin dhe hapjen automatike të videove.

Si ta aktivizoni modalitetin me energji të ulët në celular?

Mund ta aktivizoni manualisht duke shkuar te Settings më pas Battery dhe duke aktivizuar modalitetin me energji të ulët. Por, mund të aktivizoni edhe nëpërmjet Siri-t.