Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Të ndryshme > Si ta përgatisni uthullën e shegës, kura për shumë probleme shëndetësore

Si ta përgatisni uthullën e shegës, kura për shumë probleme shëndetësore

Shega është një nga frutat më të shijshëm, që ofrojnë shumë vlera ushqyese. Ajo konsiderohet si një nga frutat më të shëndetshëm, sidomos nëse konsumohet gjatë stinës së dimrit.

Krahas lëngut të freskët të shegës, mund ta përgatisni edhe uthullën e shegës, e cila gjithashtu ka vlera të larta ushqyese për sistemin tretës, përthithjen e kalciumit në organizëm, uljen e nivelit të kolesterinës dhe tensionit të gjakut si dhe zhbllokimin e arterieve.

Përgatitja është shumë e thjesht. Pasi t’i shtrydhni kokrrat e shegës, hidheni lëngun në një enë qelqi. Mbajeni në frigorifer për dy ditë, derisa kokrrat bien në fund të enës. Filtrojeni lëngun dhe mbulojeni qelqin me llastik. Enën duhet ta ruani në një hapësirë të errët për 30 ditë, derisa të fermentohet.

Më pas filtrojeni për të dytën herë. Lëngu i përfituar duhet të fermentohet sërish për dy javë të tjera. Në fund të këtij procesi duhet ta filtroni uthullën e përfituar për një herë të fundit.

Ruajeni atë në një shishe të veçantë dhe mbajeni në frigorifer. Në fillim shija do të jetë shumë e mprehtë dhe e athët, mirëpo me kalimin e kohës do të zbutet.

Themes by WordPress