Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Si ta përdorni limonin për trajtime bukurie?

Si ta përdorni limonin për trajtime bukurie?

Ne të gjithë e përdorim limonin në gatim ose si tretman natyral për shumë probleme shëndetësore.

Nëse nuk e keni ditur, limonin mund ta përdorni edhe për bukuri. Limoni mund të përdoret dhe madje është edhe shumë efektiv për mirëmbajtjen e lëkurës dhe flokëve.

Më poshtë po ju sjellim disa nga mënyrat se si mund ta përdorni limonin për bukuri.

Limoni hidraton buzët

Ka shumë faktorë dhe produkte që bëjnë buzët tona të duken të thata. Para se të flini, vendosni pak lëng limoni në buzë dhe ato do të jenë krejtësisht të hidratuara, në mëngjes.

Përdoreni limonin për nënsqetulla

Limoni do të largojë errësimin e lëkurës në nënsqetullat tuaja dhe po ashtu vepron si deodorant. Aciditeti që gjendet në limon eleminon bakteriet që shkaktojnë erë të keqe.

Bëni një përzierje me lëng limoni, mjaltë dhe tërshërë. Vendosni përzierjen në nënsqetullat tuaja. Lëreni të qëndrojë për një orë.

Eliminon puçrrat e zeza

Limoni funksionon shumë mirë në pastrimin e fytyrës dhe largimin e toksinave që ndihmon në eleminimin e puçrrave të zeza.

Kalojeni limonin në lëkurë  dhe lërëni të qëndrojë për 10 minuta. Sigurohuni që gjatë kësaj kohe të mos ekspozoheni në diell sepse kjo mund të shkaktojë njolla.

Limoni ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës

Limoni është shumë i mirë për personat që kanë fytyrë të yndyrshme. Para se të flini, shtrydheni një limon dhe përdoreni lëngun e limonit në fytyrë (aplikojeni si sprej ose me copa pambuku).

Për shkak të karakteristikave antibakteriale, limoni ndihmon edhe në largimin e yndyrës së tepërt nga lëkura juaj.

Është më mirë që këtë tretman ta bëni gjatë natës.

Limoni si forcues i thonjve

Limoni është fantastik për thonjtë tuaj, i forcon dhe largon të gjitha shenjat nga ai. Përzieni pak lëng limoni me dy lugë gjelle vaj ulliri dhe vendoseni në thonjtë tuaj.

Largon shenjat

Vendosni lëng limoni në zonat ku keni problem me shenja dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta. Më pas pastrojeni fytyrën.

Kjo është një metodë shumë efektive për largimin dhe parandalimin e shenjave në fytyrë. Preferohet që këtë tretman ta aplikoni gjatë natës, për shkak se ekspozimi në diell pas këtij tretmani mund të sjellë reaksione.

Përdoreni limonin për t’i zbardhur flokët

Limoni është shumë efektiv në zbardhjen e ngjyrës së flokëve tuaj. Vendosni pak lëng limoni në flokët tuaj dhe ekspozohuni në diell.

Flokët tuaj do të kenë ngjyrë më të hapur se më parë, ashtu sikur edhe do të shkëlqejnë më shumë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress