Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Si ta ndaloni kollën te fëmijët në mënyrë natyrale?

Si ta ndaloni kollën te fëmijët në mënyrë natyrale?

Kolla mund të jetë simptomë e një ftohjeje ose gripi, mund të jetë shenjë e një alergjie apo edhe refluksi, por cilado qoftë arsyeja e ekzistencës së saj, është e sigurt që na shqetëson. E nëse kohëzgjatja e tij është më e gjatë se 10 ditë, atëherë është e detyrueshme vizita te mjeku për një kontroll të plotë, pasi në këtë mënyrë mund të parandalojmë infeksionet e përsëritura të rrugëve të frymëmarrjes të cilat mund të çojnë edhe në bronkit kronik.

Megjithatë, si të gjitha simptomat në trupin e njeriut, nuk duhet të harrojmë se kolla kryen një funksion, ajo ndihmon në largimin e irrituesve ose agjentëve infektivë nga mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes. Prandaj trajtimi simptomatik i çdo kolle nuk është as i nevojshëm dhe as i dobishëm. Dhe vërtet këtë e vërteton literatura shkencore, e cila nuk arrin të gjejë dobi nga përdorimi i ilaçeve tw ndryshme.

Për fat të mirë, për ta trajtuar atë si një simptomë të një ftohjeje, ekzistojnë disa zgjidhje natyrale për lehtësim.

Bëni supë tradicionale me pulë
Kur fëmijët tuaj kolliten, hapi i parë është përgatitja e supës tradicionale të pulës. Shtoni perime të freskëta dhe zieni supën për një kohë të gjatë.

Hiqni qumështin e lopës dhe bananet nga dieta e tij
Qumështi i dhisë ose i deles është gjithmonë më i mirë për fëmijët, ose mund të preferoni qumështin e sojës, qumështin e bajameve etj. Bananet për fat të keq janë të ndaluara sidomos në dimër.

Jepni pije bimore
Bëni çaj mali me pak rigon dhe trumzë dhe shtoni mjaltë të papërpunuar për ëmbëlsi (pasi të jetë ftohur në 40°C, në mënyrë që përbërësit aktivë të mos shkatërrohen). Përndryshe përdorni shurupe bimore cilësore.

Banja të ngrohta
Pak gjëra e ndihmojnë një fëmijë që kollitet aq sa një banjë e ngrohtë. Përdorni vaj ulliri, vaj balsamik ose balsam dimëror. Nëse fëmija juaj është nën 18 muaj, zieni edhe një tenxhere me trumzë për 10 minuta me kapak të mbyllur dhe shtojeni në banjën e tij! Në fund, mos harroni çorapet e ngrohta.

Lërini të dalin jashtë qoftë edhe për pak
Edhe fëmijët e sëmurë kanë nevojë për ajër të pastër dhe edhe pak kohë jashtë shtëpisë për t’u ndjerë më mirë.

Powered by WordPress