Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Si ra në shtratin narrativ të opozitës presidentja Vjosa Osmani?

Si ra në shtratin narrativ të opozitës presidentja Vjosa Osmani?

Shkruan: Afrim Kasolli

Sa më shumë që po afrohet data e zgjedhjes së Presidentit/es të ri, aq më tepër po shtohet ankthi i Shefes aktuale të shtetit Vjosa Osmani.

E njejta e ka bërë të ditur ambicien e saj edhe për një mandat në këtë post. Mirëpo, deri më tani, Albin Kurti si faktori kryesor politik lidhur më këtë temë, nuk ka qenë i qartë se a ka në plan për ta mbështetur aleatën e saj te deri djeshme, apo është në kërkim të një figure tjetër konsensuale të pranuar edhe nga opozita. Madje ditë me parë ai ka deklaruar se kjo çështje është prioritet i katërt i tij.

Në këtë kontekst, sipas mediave ndërkombëtare, siç edhe raporton sot gazeta prestigjioze gjermane FAZ, me qëllim që ta shtojë trysninë e saj për ta siguruar mandatin e dytë presidencial, Vjosa Osmani ka filluar ta perdor “presionin amerikan”. Pra që pa atë në krye të shtetit, Kosova do të ketë telashe me SHBA-te. Sepse ajo është garanca e vetme e mirëmbajtjes së raporteve diplomatike ndërmjet dy shteteve. Te e drejta këtë epitet ia kishin atribuuar edhe te dërguar të Uashingtonit në Prishtinë. Kurse nënshkrimi i marrëveshjes së Bordit të Paqes së bashku me Presidentin Trump, po ashtu shërben edhe si një kriter shtesë për ta sforcuar këtë imazh.

Sidoqoftë, kjo strehë në pro amerikanizem veçanërisht kundër Kurtit aktualisht është edhe shprehje e dobësisë së saj. Madje ishte vetë Vjosa Osmani, që para 5 viteve kishte kontribuar në masë të madhe në diskreditimin e kritereve të miqësisë me Uashingtonin si parakusht për etablim në pozitat kyçe shtetërore, duke u bërë pjese pjesë e listës zgjedhore së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje. Sepse siç dihet motivi kryesor elektoral i asaj fushate ishte arsenali propagandistik kundër Marrëveshjes së Uashingtonit.

Prandaj, me këtë qasje e njejta sot duket qe ka rënë në shtratin narrativ pesë vjeçar të partive opozitare, të cilat një pjesë të shpresave të tyre i kishin varur të tensionet e Kurtit me ShBA-te, si një mundesi ideale për rrezimin e tij, pasi nuk besonin se me mobilizim të brendshëm mund ta jetesonin këtë qellim. Mirepo, siç ka dëshmuar historia politike e viteve të fundit, pikërisht keto tensione i kane ndihmuar Albin Kurtit dhe Levizjes Vetëvendosje të fuqizohet, e jo të tkurret elektoralisht. Shembull mund të merret vetem rasti e fundit, pa hyrë shumë në gjenalogji. Pas pezullimit të dialogut strategjik nga ana e SHBA-ve, ai i fitoi mbi 50 per qind te mbështetjes qytetare, dialog ky të cilin pikërisht presidentja Osmani ishte munduar ta paraqes si një nga trofetë e saj diplomatik.