Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Si ra konsumi në veri pasi Qeveria nisi faturimin, Statovci e tregon me statistik

Si ra konsumi në veri pasi Qeveria nisi faturimin, Statovci e tregon me statistik

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka njoftuar se ka rënë konsumi i energjisë në veri prej kur ka nis faturimi i saj.

Ajo ka thënë se “pas një angazhimi dhe përkushtimi të madh të institucioneve të Kosovës, është arritur fundi i epokës së keqpërdorimit të energjisë elektrike gratis, në veri të vendit”.

“Stabiliteti energjetik është krucial për zhvillim ekonomik, prurje të investitorëve seriozë dhe sidomos sektorin e prodhimit” ka thënë ajo teksa ka publikuar të dhënat.

Ky është njoftimi i plotë i saj:

ë ë , ëë ë ë ë .

Pas një angazhimi dhe përkushtimi të madh të institucioneve të Kosovës, është arritur fundi i epokës të keqpërdorimit të energjisë elektrike gratis në veri të vendit.

Në grafikonin e mëposhtëm mund të shohim uljen e konsumit në momentin e fillimit te faturimit, pra janar 2024, krahasuar me periudhën paraprake.

Stabiliteti energjetik është krucial për zhvillim ekonomik, prurje të investitorëve seriozë dhe sidomos sektorin e prodhimit.

May be an image of text that says '70.000 60.000 Konsumi Energjise Elektrike ne Veri 50.000 hhin 30.000 40.000 20.000 10.000 0.000 Dhjetor 2023- Janar 2024 Janar 2023'