Përgatiti: Afrim Kasolli – Imigracioni, krizat gjeopolitike dhe konkurrenca globale ekonomike, ka kohë që janë duke ndikuar edhe në identitetin e partive të majta. Shumë prej formacioneve të qendrës së majtë ka kohë që ndodhen në një krizë politike dhe ideologjike.
Këto shkaqe kanë ndikuar që ato gjithnjë e më pak të jenë atraktive për zgjedhësit në demokracitë perëndimore. Madje kohë më parë, dy studiuesit e njohur, Pual Kennedy dhe Rob Manwaring, në librin komperativ“ Why dhe Left Loes” kishin ngritur alarmin mbi trendin rënës të partive social demokratike dhe pasojave që ato kishin për rendin demokratik, sidomos kur marrim parasysh faktin se disa nga të drejtat sociale dhe ekonomike që sot i gëzojnë qytetarët e demokracive perëndimorë ishin produkt i angazhimit konkret të këtyre partive, si dhe aftësisë për t’u përshtatur me rregullat e demokracive parlamentare dhe distancimit nga mendësia revolucionare leniniste.
Në këtë kontekst, trajektoren negative elektorale të partive të majta, e ka trajtuar edhe gazeta e njohur britanike “The Guardian”. Në shkrimin “Adopting rightwing policies ‘does not help centre-left win votes” ky medium konstaton, se pikërisht shpresa e formacioneve të qendrës sociale demokrate se do të munda ta ruanin mbështetjen në opinion duke i adaptuar politikat e krahut të djathtë për tema sikur se emigracioni dhe ekonomia, është treguar kontra-produktiv për fatin e tyre politik. Analiza e re të dhënave evropiane zgjedhore dhe sondazheve, e dëshmon këtë fakt.
Kështu, duke u ballafaquar me një rënie për gati 20 vjeçare të përqindjes së votave si dhe duke u shoqëruar nga rrjedhja e elektoratit drejt qendrës së djathtë, por edhe asaj ekstreme si konservatore ashtu edhe të së majtës, partitë social demokrate në shumicën e vendeve të Evropës filluan ta kërkojnë shpëtimin duke e përqafuar antitezën e tyre.
Por, ky “pakt” për përfitime momentale me “djallin” pohon analiza në fjalë, sikur se, kur partitë e qendrës së majtë premtojnë për shembull masa më të ashpra ndaj imigracionit, ose kufizime ndaj shpenzimeve publike, nuk ndikojnë që t’i bëjnë pro vetes votuesit e së djathtës.
Madje, ato rrezikojnë t’i largojnë nga gjiri i tyre mbështetësit ekzistues progresivë. Sepse, në fund të fundit votuesit gjithmonë, më shumë e preferojnë origjinalin se sa imtimin, ka pohuar Tarik Chadi, profesor i politikës evropiane në Universitetin e Oksfordit dhe bashkëthemelues i Rrjetit Kërkimor të Politikave Progresive(PPRNet).
E kjo analizë, ka treguar se sot ekzistojnë dallime të vogla në mes qendrës së majtë dhe të djathtës radikale. Prandaj, partitë progresive duhet ta “kuptojnë se si duhet t’i përfaqësojnë strukturat sociale të shekullit 21” ka pohuar Chadi. Pra një nga mësimet kryesore të këtij studimi mbetet fakti se përpjekja për të imituar pozicionet e krahut të djathtë nuk është treguar një strategji efektive për të majtën.
Kurse Björn Bremer nga Universiteti i Evropës Qendrore në Vjenë, i ka thënë gazetës në fjalë se partitë social demokratike që kanë mbështetur masat shtrënguese nuk ia kanë dalur që të fitojnë përkrahjen e votuesve të shqetësuar me borxhin publik dhe në anën tjetër i kanë humbur ata që i kundërshtojnë masat shtrënguese”. Kështu, të ofrosh një program që i promovon masat shtrënguese dhe në anën tjetër të premtosh mbrojtjen shërbimeve publike dhe shtetit të mirëqenies social, janë përralla që nuk i gëlltit më votuesi, pohon Bremer.
Në këtë kontekst, janë kontradikta të tilla që kanë ndikuar për pamundësitë e qendrës së majtë për ta gjetur vetën në rrethanat e e reja.
/TV Arbëria