Shkruan: Afrim Kasolli
Takimi i kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Paris, ka qenë një moment i shumëpritur për të parin. Pas një periudhe të gjatë të izolimit diplomatik ai ka pasur shansin që ta shes në opinion atë takim si shenjë të triumfit të tij ndërkombëtar. Dhe dëshmi se nuk qëndrojnë vlerësimet e oponentëteve të këtij pushteti mbi bllokimin diplomatik të Qeverisë së Kosovës. Për më shumë ky event i ka shërbyer edhe si “armë politike” kundër presidentes aktuale Vjosa Osamani, pasi shihej qartë se ekzistonte një rivalitet ndërmjet tyre këtë sa i përket përfaqësimit të shtetit në arenën ndërkombëtare.
Megjithatë, këtu duhet kujtuar se kjo çarje vetmisë së madhe diplomatike erdhi vetëm pas gatishmërisë së Qeverisë së Kosovës për kompromis politik në lidhje me Ligjin për të huajt. Pra lëshimi pe në procesin e dialogut u tregua efikas ne sigurimin e takimeve bilaterale me burrshtetas perëndimore, sikur ai me presidentin e Francës. Madje pas kesaj kthese Albin Kurti u vlerësua me tone pozitive edhe nga disa qendra tjera të vendosjes diplomatike. Me këtë lëvizje taktike shihet qartë se i njëjti po tenton ta fitoje atë që i ka munguar që një kohë në raport me shtetet e BE-se, nëpërmjet procesit të dialogut me Serbinë.
Ndërkohë, sa i përket rifitimit të mbështetjes amerikane është duke ndjekur një strategji tjetër. Në mbledhjen e fundit Qeveria e Kosovës, ka miratuar vendimin për dërgimin e FSK në Gaza si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, një mekanizëm ky i krijuar në kuadër te nismës së ashtuquajtur Bordi i Paqes, te propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, për arritjen e paqes në botë. Ndonëse në realitet ky propozim ende ka mbetur vetëm në letër, ngase asnjëri edhe nga shtetet që janë zotuar se do të marrin pjesë në këtë mision nuk kanë bërë asnjë hap përpara.
Kosova po bëhet shteti i parë që po po tenton t’i paraprijë këtij procesi. Në këtë mënyrë duket që kryeministri Kurti fillimisht dëshiron që ta përçoje mesazhin se ai do të jetë nje aleat i dobishëm i Uashingonit në Lindje të Mesme, përkundër faktit se shumë nga shtetet e BE-se, kanë shprehur rezerva sa i përket këtij misioni. Sepse, siç kanë dëshmuar zhvillimet e fundit Lindja e Mesme vazhdon të mbetet njëri nga prioritetet kryesore strategjike të SHBA-ve.