Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Si po tenton kryeministri Kurti që ta bind popullin të mos besojë asgjë në atë që e dëgjon dhe sheh

Si po tenton kryeministri Kurti që ta bind popullin të mos besojë asgjë në atë që e dëgjon dhe sheh

Shkruan: Afrim Kasolli

Brenda 24 orëve dy skandale e kanë goditur pushtetin në Kosovë. I pari ka të bëjë me bastisjen që Policia e krimeve ekonomike në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit kanë ndërrmar në Minsitrinë e Mjedisit, Palinfikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, që drejtohet nga Liburn Aliu. Kurse i dyti, ka të bëjë me publikimin e një komunikimi telefonik gati “romantik” politik ndërmjet Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me ish- nënkryetarin e Listës serbe, Milan Radoiçiqin, tashmë në arrati dhe me akuzë zyrtare nga Prokuroia Speciale, për agresionin paramilitar ndaj shtetit të Kosovës, me 24 shtator të vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë, polici hero Afrim Bunjaku.

Kjo bisedë e publikuar nga mediumi Paparaci, e pasqyron bashkëpunimin e shkëlqyer që Mimoza Kusari dhe MilanRadoiçiqin, (person ky, atëbotë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën akuzat për krim të organizuar dhe korrupsion), kanë pasur sa i përket koordinimit për agjendën legjislative. Madje nga biseda shihet se edhe shefi i Qeverisë së Kosovës ka qenë në dijeni të këtij zhvillimi.

Ndaj të dyja këtyre skandaleve ka reaguar, kryeministri Kurti. Ai ka tentuar që t’i relativizojë ato. Dhe të parën ta praqes si vepër anonime dhe impersonale, e ku mungon fajtori sepse ministria në fjalë nuk është e Librun Aliut. Kurse ky i fundit, është vetëm “ministër në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ministria është në kuadër të Qeverisë së Kosovës, që të gjithë ne do të thotë jemi këtu punëtorë,nuk jemi pronar asnjëri, jemi shërbyes. Fjala ministër vjen nga latinishtja që do të thotë shërbëtor, prandaj s’jemi pronar, ministria e këtij apo e atij. Kjo nuk është dashtë të jetë asnjëherë, por ndoshta për shkak të së kaluarës edhe ashtu është dukur, edhe ashtu janë sjellë e kanë ngelur këto keqkuptime”. Pra në këtë rasat është trashëgimia e së kaluarës ka ndikuar në këtë keqperceptim, që tashmë padrejtësisht të kemi dyshime edhe në ministrin Aliu. Kurse një ditë me herët milatanët e paertisë në pushtet hodhën akuza ndaj prokurorisë duke e cilësuar punën e kësaj të fundit, vetëm si të orkestruar nga ish-regjimit i vjetër.

Kurse sa i përket skandalit të Mimoza-gate, kemi të bëjmë më një “lufta hibride kundër Republikës së Kosovës dhe në veçanti ndaj Qeverisë sonë, kundër Grupit tonë parlamentar dhe kryetares së grupit parlamentar tonë”. Në këtë mënyrë, sipas kryeminstriti Kurti, kjo bisedë nuk ka ndodhur. Ajo nuk është fakt, por sajesë dhe konsiparcion e grupeve armiqësore. Edhe pse si e tillë ajo dëgjohet me zë dhe me fjalë, përsëri qytetarët nuk duhet t’i besojnë asaj që dëgjohet, por pretendimeve të shefit të Qeverisë që e mohon një gjë të tillë

Është kjo metoda e postruthit për të cilën dikur, Hannah Arnedt shkruante, se më shumë se sa ta bëjë një shoqëri të besojë një gënjeshtër, ka për motiv që të sigurohet që askush të mos besojë më asgjë. E një popull që nuk mund të dallojë më mes të vërtetës dhe gënjeshtrave nuk mund të dallojë mes të drejtës dhe të gabuarës. Dhe një popull i tillë, i privuar nga fuqia për të menduar dhe gjykuar, është, pa e ditur dhe pa e dashur, plotësisht i nënshtruar rregullit të gënjeshtrave. Me një popull të tillë, mund të bësh çfarëdo që do”. /tvarbëria/

Powered by WordPress