Shkruan: Afrim Kasolli
Lëshimi i sotëm i Albin Kurtit sa i përket zbatimit te Ligjit për të huajt janë kompromisi me brutali i tij në procesin e dialogut. Perpos që ky akt paraqet aplikim te dyfishtë të standarteve ligjore, ku bie fjala kriteret ligjore jane më rigoroze për shtatasit e Shqipërisë sesa te Serbise, po ashtu kjo zbythje e tij po ndodh në një kohe kur Serbia pajiset deri në dhëmbë me raketa balistike supersonike kineze.
Siç kam shkruar edhe dje takimi i Kurtit me diplomatët evropianë për këtë temë as që është dashur të mbahet. Nëse ka pasur nevojë për ndonjë takim atëherë ai ishte dashur të jetë i fokusuar rreth një reagimi dhe solidariteti te përbashkët të Kosoves me BE kundër këtyre sjelljeve anti evropiane të Serbise te cilat paraqesin para sa gjithash kërcënim për stabilitetin rajonal. Keto të fundit nuk do të ishin telashe sikur procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve të mos kushtezohej nga kjo agjende.
Mirëpo, në vend të adresimit të këtyre temave, Qeveria e Kosovës mjaftohet me reagime të brendshme kundershtuese ndaj këtyre sjelljeve kerncnuese të Beogradit në rrjetet sociale dhe pajtohet para diplomatëve ndërkombëtar per t’i legalizuar ato dhe për ta shndërruar Kosoven ne faktor sabotues te dialogut.
Një dëshmi kjo se si Albin Kurti nuk e ka telashe te beje kompromise për Kosoven kur i nevojiten për ta akomoduar pushtetin e tij e personal në terrenin ndërkombëtar. Dhe pas tensioneve me presidenten Vjosa Osmani, pikërisht per motive te kesaj natyre, duket qe ai i ka jetike këto leshime për ta rifituar shkëlqimin e humbur diplomatik.