Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë...

Konfirmohet-Lojtari më i rëndesishëm humb sezonen

Mesfushori i Manchester City, Rodri do të humbasë pjesën...

Kurti: Kosova në top 10 shtetet me rezultatet më të larta në indeksin e ligjit dhe rendit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Si po shkon mbarëvajtja e mësimit tërëditor në Prishtinë?

Extra AL PVC

Kanë kaluar një muaj që nga fillimi i mbajtjes së mësimit tërëditor në pesë shkolla në Prishtinë. E muaji i parë nuk kaloi edhe pa sfida. Por prindërit e mësuesit janë të kënaqur me rezultatet e deritanishme.

Me t‘u bërë ora 8:30, nxënësit e shkollës së Gjelbër ishin të ulur në bankat shkollore.Këta nxënës po bëhen gati ta mbajnë orën e matematikës.

Mbledhja e numrave po mësohet përmes këtyre bonboneve, ku edhe emocionet e fëmijëve pas gjetjes se rezultateve nuk mungojnë.

E gjithë kjo po bëhet në kuadër të mësimit tërë ditor që po mbahet në këtë shkollë pothuajse që një muaj.

Mësuesja Donika Mehana tregon sfidat dhe përparësitë e kësaj forme të mësuarit.

“E mira është se nxënësit nuk kanë vetëm lëndët bazë, me libra dhe fletore, kanë ekstra aktivitete që kanë mu marrë. Diçka që nxënësit po i pengon është se orari pak i gjatë e nxënësit po lodhen”, ka thënë Mehana.

E me t’u bërë ora 11, nxënsit të ndarë në grupe, filluan edhe të marrin shujtën në kohën e drekës.

Një nga një pas ngrënies edhe i dorëzuan pjatat e ushqimit.

Pas mbajtjes së orëve bazë, pasditja e këtyre nxënësve kaloi duke bërë aktivitete sportive.

E rezultate të mira nga kjo formë e të mësuarit po presin mësuesit.

“Është duke shkuar shumë mirë, po presim që të ketë edhe rezultate shumë të mira. Është pak e vështirë puna e qëndrimit, pasi kanë qëndruar në një orë shumë më të shkurtë e tash janë më gjatë, por deri sa të adaptohen.”, deklaroi Maqani.

Të kënaqur me mësimin tërë ditor janë edhe prindërit.

“Mirë, shumë mirë, vajzës i pëlqen shumë, thotë që i kanë aktivitetet shumë të mira, ushqimi shumë i mirë edhe detyrat e shtëpisë i punojnë bashkë me mësuesen. Edhe çika po mëson më shumë po i kryn detyrat bashkë, gjithçka po shkon shumë mirë.”, deklaroi prindi, Fetahu-Canolli.

Drejtori i shkollës së Gjelbër, Besart Ismajli thotë se janë duke punuar që sfidat aktuale të tejkalohen.

“Është bërë një muaj që nga fillimi i këtij procesi, ka pas të mirat dhe të këqijat, por jemi mundu dita e ditës të përmirësohen të sjellim në gjendjen më të mirë aktivitetet. Janë ambientuar, ka fjalë të mira edhe nga prindërit, kanë dëshirë që edhe fëmijët me qëndru nëpër aktivitete. Kështu që klasat e para, të dyta, normalisht është më vështirë deri sa të ambientohen komplet.” – tha Ismajli.

Mësimi tërëditor po mbahet në pesë shkolla në Prishtinë, dhe nga drejtoresha e arsimit, Jehona Lushaku është premtuar që në vitin e ardhshëm ky numër të dyfishohet./teve

spot_img

Të fundit

Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë...

Konfirmohet-Lojtari më i rëndesishëm humb sezonen

Mesfushori i Manchester City, Rodri do të humbasë pjesën...

Kurti: Kosova në top 10 shtetet me rezultatet më të larta në indeksin e ligjit dhe rendit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar...

Takimi në Nju Jork me Kurtin, Lajçak : U pajtuam se zbatimi i shpejtë i marrëveshjes s’ka alternativë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka...

Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin ShBA – Karta e Adriatikut.Gërvalla tha se gjatë këtij takimi shprehu përkushtimin...

Konfirmohet-Lojtari më i rëndesishëm humb sezonen

Mesfushori i Manchester City, Rodri do të humbasë pjesën tjetër të sezonit 2024–25, pasi iu nënshtrua një operacioni për të riparuar një këputje të...

Kurti: Kosova në top 10 shtetet me rezultatet më të larta në indeksin e ligjit dhe rendit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar të dhënat e kompanisë amerikane Gallup, sipas të cilave, Kosova është e teta në listën...