Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Si po ecën Kadyrov në gjurmët e Prigozhinit

Si po ecën Kadyrov në gjurmët e Prigozhinit

Udhëheqësi i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov thuhet se po krijon ushtrinë e tij private pas vdekjes së kreut të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Kadyrov, i cili është quajtur shpesh si “qeni sulmues” i presidentit rus Vladimir Putin – besohet se po e forcon ushtrinë e tij private në kurriz të Rusisë.

Mijëra rekrutë pritej të dislokoheshin në Ukrainë për të rritur numrin e trupave, megjithatë tani ka dyshime për një motiv të fshehtë.

Një tetori flet për njerëzit e Kadyrovit të cilët po mbahen në gjendje gatishmërie për të shtypur çdo rebelim kundër Putinit, pas shpërthimit të protestave në republikën e Bashkortostanit në fillim të këtij muaji.

Ndërsa, një teori tjetër është se në rast të vdekjes së presidentit rus, Kadyrov mund të shkëputet nga Rusia dhe të krijojë një shtet të pavarur.

Duke ngritur formacione të reja ushtarake, udhëheqësi çeçen “po e forcon ushtrinë e tij private në kurriz të buxhetit federal (rus)”, sipas raportimit të mediumit të pavarur “Kavkaz Realii”, pjesë e Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty.

Regjimentet e quajtura “Akhmat-Rusia” dhe “Akhmat-Çeçenia” – nën Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë – u krijuan për t’u mobilizuar në luftën kundër Ukrainës, por data e vendosjes së këtyre regjimenteve në front ende nuk dihet.

Në fund të majit 2023, ishin ‘përzgjedhur’ 2,400 rekrutë, por sasia e tanishme e ushtrisë së tij private aktuale është e paqartë.

Në të kaluarën, Kadyrov pati thënë se kishte dhjetëra mijëra ushtarë nën komandën e tij. Midis luftëtarëve të tij janë edhe ish-mercenarët e Ëagner-it, dikur besnikë ndaj Yevgeny Prigozhin.

Sipas analistit politik, Mikhail Savva ekziston një tepricë e qartë e këtyre njësive ushtarake në Çeçeni.

“Është absolutisht e qartë se kjo është bërë në interes të Kadyrovit personalisht dhe regjimit të tij, dhe kundër interesave të qeverisë federale të Rusisë”, tha ai.

 

Powered by WordPress