Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Si po e “ndihmon” edhe Kosova terthorazi Rusinë për luftën në Ukrainë?

Si po e “ndihmon” edhe Kosova terthorazi Rusinë për luftën në Ukrainë?

Shkruan: Afrim Kasolli

Sipas burimeve të mediave ndërkombëtare, Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka kërkuar vendeve të BE-se vendosjen e tarifave tregtare deri në 100 për qind, për mallrat me origjinë nga Kina dhe India, si pjesë e përpjekjeve dhe presionit ndërkombëtar për ta dobësuar makinën luftarake ruse në Ukrainë.

Mediumi Financial Time, shkruan se Donald Trump i ka siguruar përfaqësuesit e BE-se se është i gatshëm për këtë masë radikale, nëse edhe shtetet e Unionit Evropian pajtohen që ta ndjekin pas. Ngase tashmë është bërë e qartë se forca destruktive e Rusisë nuk mund të kufizohet vetëm nga sanksionet perëndimore. Sic dihet që nga shpërthimi i luftës ne Ukraine, Kina dhe India e kanë shfyrtezuar shansin të përfitojnë nga burimet e lira energjetike ruse dhe ne këtë mënyrë ia kanë mundësuar kesaj të fundit t’i shmang presionet ekonomike.

Prandaj, me të drejtë kohë më parë CNN shkruante se zvarritja sa me shumë e kesaj lufte është shndërruar ne interes primar strategjik për Pekinin. E para sepse e mban lidhur Uashingtonin në këtë konflikt dhe ne këtë mënyrë ia siguron vetit komoditetin gjeopolitik ne Azi-Paqesor dhe e dyta e vazhdon vasalitetin ekonomik të Rusise nga Kina. Por e njëjta situatë është edhe në raport me BE-ne, ngase menaxhimi i rrezikut te dyfishte që sot e paraqet Kina për Evropën mbetet sfidë tjeter. Ky vend i largët aziatik, siç shkruajne Liana Fix dhe Heidi Crebo-Rediker, në shkrimin “China’s Double Threat to Europe- How Beijing’s Support for Moscow and Quest for EV Dominance Undermine European Security” te botuar në Foreign Affairs, paraqet kërcënim të dyfishtë për Evropën. Në njërën anë me anë të ekspansionit ekonomik po rrezikon ta shndërrojë tregun evropian në supermarket të mallrave kineze, kurse në anën tjetër duke e furnizuar makinën luftarake te Rusisë po e zgjat vazhdimin e luftës në kontinent dhe kështu duke e rrezikuar edhe me tej paqen dhe sigurinë evropiane.

Një kontribut të tillë të tërthortë për vazhdimin e kesaj lufte është duke dhënë pa dashje edhe Kosova. Është e vërtetë se vendi ynë ka vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusise. Mirëpo, sic tregojne të dhenat e ASK sa i përket raporteve tregtare me botën e jashtme, pas këmbimit me vendet e CEFT-as dhe BE-se, Kosova e ka vëllimin me te madh tregtar te importeve nga Kina (14,5%) dhe Turqia (12,7%).

Prandaj, mbase ka ardhur koha qe Kosova të bëhet shembull i parë edhe pse jo vend anëtar i BE-se, t’i vendos tarifa tregtare Kinës deri në 100 per qind, si shenj e solidaritetit me projeksionet gjeopolitike amerikane dhe ta jap kontributin e saj modest ne dobësimin e kapaciteteve luftarake të Rusise.  /TV Arbëria